Deri në një orë qytetarëve po iu duhet të presin për të dalë nga Kosova përmes pikës kufitare të Merdarës, sipas përditësimit të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Në dalje te Dheu i Bardhë pritja është pak më e shkurtë për të dalë, deri në 25 minuta.
Ndërkaq, në pikat tjera, lëvizja është e zakonshme.
Edhe mbrëmë situata ishte e ngarkuar ku në Merdare qytetarëve iu desh të prisnin deri në 70 minuta për të dalë.















