Deputeti i AAK-së, Burim Ramadani, në një postim në FB të titulluar “dita e 9 e bllokadës” deklaron se “derisa Kuvendi, përkatësisht Kosova është thelluar në bllokadën e re, investimet e huaja direkte janë temë e harruar”.
Ramadani thotë se “askush nuk ka interesim të investojë në një vend që nuk ka stabilitet. Kompanitë e mëdha evropiane e botërore po hapin degët e tyre në rajonin tonë, por jo në Kosovë. Fqinjët na janë larguar tashmë disafish në nivelin e ekonomisë, vetëm ne kemi mbetur në stagnim, rrjedhimisht në dobësim”.
Ramadani shkruan se “Vetëvendosje ka pamundësuar konstituimin e Kuvendit. Kështu ka bllokuar Qeverinë e re, për të cilët Kuvendi do të mbante kontrollin dhe kërkonte përgjegjësi e llogaridhënie për politikat e saj”.












