Një punonjës i KEK-ut që punonte në Divizionin e Prodhimit të Qymyrit ka vdekur sot, por që kjo ndërmarrje ka njoftuar vetëm për ” pësim të lëndimeve të rënda”.
Burime të Veriu.info nga KEK-u bëjnë të ditur se i ndjeri është gjetur pa shenja jete në vendin e punës.
Sipas burimeve të Veriu.Info, nuk dihet arsyeja e vdekjes së tij, se a ka rrëshqitur apo ka vdekur për shkaqe tjera.
Siç mëson Veriu.info, policia është duke e trajtuar si vdekje të dyshimtë, përderisa forenzika e policisë në këto momente gjendet në vend të ngjarjes.













