Një aksident i rëndë trafiku ndodhi mbrëmë në fshatin Surkish të Podujevës, i cili rezultoi me dy viktima.
Dy vëllezërit Hajdar dhe Bujar Matarova humbën jetën nga aksident mëson Gazeta Online Veriu.info.
Veriu.info mëson se dy vëllezërit Matarova po udhëtonin me veturë kur u përfshinë në një aksident tragjik, ku sipas informacioneve të para u përfshi edhe një veturë tjetër.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i veturës me targa të huaja dhe pasagjeri që ndodhej me të kanë humbur jetën.
“Vozitësi mashkull kosovar me veturë me targa të huaja, nga pakujdesia, ka goditur veturën e vozitësit mashkull kosovar. Si pasojë, vozitësi dhe pasagjeri në veturën me targa të huaja kanë vdekur”, thuhet në raportin e Policisë.














