Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë hyrë në sallën e Kuvendit të Kosovës.
PDK-ja dje i ka dërguar kërkesë kryesuesit të seancës konstituive, Avni Deharit, për vazhdimin e kësaj seance.
Në sallën e Kuvendit, përveç deputetëve të PDK-së, janë parë edhe dy deputetë të Aleancës, Besnik Tahiri dhe Albana Bytyqi.
Deri më tani, nuk është bërë e ditur nëse seanca konstituive do të vazhdojë sot.















