Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

I paprekshëm në Tiranë, ndëshkohet në Prishtinë: Si ia shkarkoi Kosova bordin kompanisë “Eurosig” të Kadri Morinës

19/08/2026 - 13:38
në Lajme
A A
I paprekshëm në Tiranë, ndëshkohet në Prishtinë: Si ia shkarkoi Kosova bordin kompanisë “Eurosig” të Kadri Morinës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Shqipëri, kompanitë e lidhura me Kadri Morinën kanë ndërtuar një biznes të fuqishëm në tregun e sigurimeve dhe kanë përfituar dhjetëra kontrata publike, ndërsa në Kosovë “Eurosig” është përballur me ndërhyrjen e BQK-së. Shkarkimi i drejtuesve erdhi në një kohë kur rregullatori ngriti shqetësime për mënyrën e mbulimit të rreziqeve dhe risigurimit, Kompania e ka pranuar vendimin për shkarkimet, por nuk u është përgjigjur se pse shteti i Kosovës e mori këtë vendim që prek një nga oligarkët e Edi Ramës

Në tregun e sigurimeve në Shqipëri, emri i Kadri Morinës është përmendur ndër vite në raportime që kanë ngritur pikëpyetje për marrëdhëniet e tij me institucionet dhe për aktivitetin e kompanive të lidhura me të. Publiku atje e radhit edhe në rangun e atyre që njihen si ‘oligarkët e Edi Ramës’.

Në Kosovë, ndërkaq, Banka Qendrore e Kosovës ka ndërmarrë një masë të rëndësishme ndaj kompanisë së sigurimeve “Eurosig Kosova”, duke shkarkuar drejtuesit e saj më të lartë.

Pas këtij vendimi që prek në mënyrë të drejtpërdrejtë udhëheqjen e kompanisë, qëndrojnë shqetësime të lidhura me ekspozimin financiar, mbulimin e risigurimit dhe mënyrën e strukturimit të disa garancive financiare.

Burime brenda sektorit financiar i kanë thënë Insajderit se kompania ka marrë përsipër rreziqe të konsiderueshme pa mbulim të jashtëm risigurimi, ndërsa disa polisa dyshohet se janë ndarë në vlera më të vogla për të shmangur tejkalimin e kufijve rregullatorë.

Sipas Ligjit për Sigurimet dhe Rregullores së BQK-së, për çdo garanci që kalon vlerën prej 300 mijë eurosh, kompania është e detyruar ligjërisht të ketë një risigurues nga jashtë Kosovës.

Një praktikë e tillë do ta ekspozonte shoqërinë ndaj një rreziku të konsiderueshëm financiar në rast të kërkesave të mëdha për dëmshpërblim dhe do të ngrinte çështje serioze lidhur me sigurinë financiare të kompanisë.

Burimet brenda BQK-së i kanë thënë Insajderit se “Eurosig” në Kosovë u kap duke mos pasur një kontratë me risigures jashtë vendit, gjë që nuk e ka mohuar e as konfirmuar kompania, derisa BQK-ja deri më tash nuk ka dhënë sqarime për vendimin: Shkarkim i bordit e drejtorit ekzekutiv të “Eurosig”.

“Eurosig” pranon shkarkimet

Të kontaktuar për të komentuar këto gjetje, përfaqësuesit e “Eurosig Kosova” kanë konfirmuar vendimin e rregullatorit.

“Ju njoftojmë se KS ‘Eurosig’ ka pranuar vendimin për lirimin nga detyra të UD Kryeshefit Ekzekutiv dhe 4 anëtarëve të Bordit”, thekson Baxhuku në përgjigjen e tij, duke shtuar se kompania tashmë ka caktuar një Kryetar të ri të Bordit dhe po vazhdon “funksionimin normal”. Ka thënë për Insajderin Ushtruesi i ri i Detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv, Visar Baxhuku.

Megjithatë, menaxhmenti i ri i “Eurosig” nuk iu përgjigj në mënyrë specifike pyetjeve mbi ekspozimin ndaj rrezikut dhe skemën e fragmentimit të garancive- saktë se pse BQK-ja e shkarkoi bordin e drejtorin ekzekutiv.

Kompania nuk dha një përgjigje konkrete ndaj pretendimeve për ndarjen e polisave në pjesë-pjesë përmes së cilave dyshohet se është synuar shmangia e kërkesave rregullatore. Në përgjigjen e saj, kompania u mjaftua me një deklaratë se “nuk kanë ndjekur asnjë procedurë tjetër… pa i kundërshtuar ato [vendimet e BQK-së]”.

Sipas vendimit, Baxhuku i ka thwnw Insajderit se kompania “Eurrosig” ka një peirudhë kohore për zgjedhjen organeve drejtuese (Bordi Aktual është funksional deri në zgjedhjen e anëtarëve të rinjë), “vendim të cilin KS “Eurosig” ka filluar të implementoj në tërësi, ku ka caktuar UD Kryeshefin Ekzekutiv dhe Kryetarin e ri të Bordit, vendim me të cilin është njoftuar edhe BQK dhe brenda afatit edhe anëtarët tjerë”.

Sipas tij, “për të gjitha komentet lidhur me gjetjet dhe konstatimet nga ekzamini, brenda afatit janë përpiluar përgjigjet para pranimit të raportit final”.

U.d. Kryeshefi i “Eurosig” ka shtuar se “në asnjë rrethanë KS “Eurosig” nuk ka pasur pengesë në funksionim normal të kompanisë për shkak të vendimit nga BQK, pasiqë Bordi aktual dhe strukturat menaxhuese janë funksionale dhe të përkushtuara në përmbushjen e obligimeve ditore dhe atyre strategjike”.

Insajderi e ka pyetur edhe BQK-në, por deri tash nuk kanë kthyer përgjigje.

Rrjeti i pronësisë: Koka në Tiranë

Ndërhyrja e Bankës Qendrore të Kosovës ndaj menaxhmentit në Prishtinë nuk mund të shihet e shkëputur nga struktura e pronësisë së kompanisë. Në regjistrat zyrtarë, “Eurosig Kosova” është 100 për qind në pronësi të shoqërisë “Eurosig” sh.a., me seli në Republikën e Shqipërisë.

Dokumentet nga Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) zbardhin arkitekturën e kësaj strukture pronësore. Sipas Ekstraktit Historik të Regjistrit të Pronarit Përfitues, të dhëna të tërhequra në korrik 2023, Kadri Morina figuron si pronari kryesor përfitues që nga fundi i vitit 2005, duke zotëruar i vetëm 58.21 për qind të kapitalit.

Një pjesë tjetër e konsiderueshme kontrollohet përmes shoqërisë “EURO-ALBA-EA”, e themeluar në vitin 1993, ku shtetasi Gazmen Neza është administrator dhe pronar përfitues për 25.69 për qind të kapitalit të “Eurosig”, status i zyrtarizuar në janar 2022.
Kjo strukturë pronësore e vendos Morinën në një pozitë dominuese në kontrollin e korporatës, ndërsa një prej kompanive të saj tashmë është përballur me një ndërhyrje të rëndësishme të rregullatorit në Kosovë.

‘I paprekshmi’ i Ramës që ‘privatizoi’ Pallatin e Kongreseve
Për të kuptuar peshën e vendimit të BQK-së, është e rëndësishme të shihet edhe aktiviteti i Kadri Morinës në Shqipëri. Në Tiranë, emri i tij është shfaqur në një numër raportimesh dhe të dhënash publike që kanë ngritur pikëpyetje për ndikimin e biznesit të tij dhe marrëdhëniet me institucionet shtetërore.

Ky diskutim lidhet, ndër të tjera, me kontratat publike të kompanive të lidhura me Morinën. Organizatat investigative, si “Open Data Albania”, kanë dokumentuar se kompanitë e Morinës, si INSIG dhe Eurosig, kanë përfituar mbi 160 kontrata publike, shumë prej të cilave janë evidentuar me “Flamurin e Kuq” të korrupsionit për shkak të mungesës së konkurrencës.

Një prej rasteve të përmendura është sigurimi i institucioneve të vuajtjes së dënimit (burgjeve), ku biznesmeni arriti të fitonte një tender rreth 1 milion euro duke garuar praktikisht me veten e tij. Sipas të dhënave të raportuara, të vetmet kompani pjesëmarrëse ishin INSIG dhe Eurosig, të dyja të lidhura me të njëjtin pronar.

Përtej përfitimeve financiare, aktiviteti publik i Morinës është shoqëruar edhe me kërkesa për ndryshime në politikat dhe kuadrin ligjor. Në vend që kjo të shihet thjesht si aktivitet i një subjekti tregtar, propozimi i tij i përsëritur për ta bërë me ligj të detyrueshëm sigurimin e banesave dhe bizneseve nga tërmetet ka hapur diskutime për ndikimin që një kompani e sigurimeve mund të ketë në hartimin e politikave publike që lidhen drejtpërdrejt me tregun ku ajo operon.

Kulmi i këtij diskutimi është lidhur së fundmi edhe me përdorimin e Pallatit të Kongreseve në Tiranë për një ceremoni familjare. Shndërrimi i hapësirave të këtij objekti me rëndësi kombëtare dhe historike në një sallë dasme luksoze për djalin e tij u bë objekt vëmendjeje publike dhe raportimesh në media.

Ndërsa qytetarët e zakonshëm përballen me procedura dhe kufizime në përdorimin e pronës publike, rasti i përdorimit të Pallatit të Kongreseve për këtë ceremoni ngriti pikëpyetje në opinionin publik për mënyrën se si lejohet përdorimi i hapësirave të tilla dhe për marrëdhëniet mes biznesit dhe institucioneve.

JU REKOMANDOJMË

PDK i çon sërish letër Deharit: Thirreni vazhdimin e seancës konstituive për nesër në 11:00, mos e thelloni këtë situatë të rëndë

PDK i çon sërish letër Deharit: Thirreni vazhdimin e seancës konstituive për nesër në 11:00, mos e thelloni këtë situatë të rëndë
19/08/2026 - 15:36

Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i ka dërguar sërish letër kryesuesit të seancës konstituive të Kuvendit, Avni Dehari, duke i kërkuar sërish që ta thërrasë...

Më shumëDetails

Kosovari arrestohet nga autoritetet kroate me urdhërarrest të Serbisë për krime lufte

Kosovari arrestohet nga autoritetet kroate me urdhërarrest të Serbisë për krime lufte
19/08/2026 - 15:09

Një shtetas i Kosovës, me inicialet B.B., 49 vjeç, nga Nerodimja e Poshtme, është arrestuar nga autoritetet kroate në pikën kufitare Karasovići, në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar...

Më shumëDetails

Vendime për prona dhe emërime: A po i tejkalon kompetencat Qeveria në detyrë?

Vendime për prona dhe emërime: A po i tejkalon kompetencat Qeveria në detyrë?
19/08/2026 - 15:03

Emërime të bordeve të përkohshme të ndërmarrjeve publike, alokime të mjeteve buxhetore, shpronësime, dhënie me qira të tokës publike, emërime të komisioneve për pranimin e zyrtarëve në pozita...

Më shumëDetails

Dedikimi prekës i gruas së njërit prej dy viktimave të aksidentit në Smrekonicë

Dedikimi prekës i gruas së njërit prej dy viktimave të aksidentit në Smrekonicë
19/08/2026 - 14:52

Dy të rinj, Qëndrim Xhemajli dhe Rinor Zejnullahu, kanë humbur jetën në një vetaksident të rëndë të mërkurën në orët e para të mëngjesit, në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, në...

Më shumëDetails

Deputetja e VV-së reagon ndaj prodhuesve që protestuan me PDK-në te qeveria: Prodhues të Zajednicës, prodhues të keqes së vendit

Deputetja e VV-së reagon ndaj prodhuesve që protestuan me PDK-në te qeveria: Prodhues të Zajednicës, prodhues të keqes së vendit
19/08/2026 - 14:43

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu Hyseni i ka sulmuar prodhuesit vendorë të cilët sot iu bashkuan protestës së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës para ndërtesës...

Më shumëDetails

NATO i përgjigjet paralajmërimeve të Iranit: Jemi të gatshëm të përballemi me çdo kërcënim ndaj bazave amerikane në Europë

NATO i përgjigjet paralajmërimeve të Iranit: Jemi të gatshëm të përballemi me çdo kërcënim ndaj bazave amerikane në Europë
19/08/2026 - 14:39

NATO ka deklaruar se është e përgatitur të marrë çdo masë të nevojshme për mbrojtjen e aleatëve të saj, pas raportimeve se Irani ka shqyrtuar mundësinë e sulmeve...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Këtu më ke, vetëm – s’më dridhet qerpiku”: Arian Tahiri i ‘çon selam’ Halil Gecit

    “Këtu më ke, vetëm – s’më dridhet qerpiku”: Arian Tahiri i ‘çon selam’ Halil Gecit

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Dy policë suspendohen pasi dyshohen se e rrahën një qytetar serb

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Kerquki: Këta janë emrat që po diskutohen për President

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Iu përmend emri për president, ky është refuzimi epik që bëri Ibrahim Berisha

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Çun Lajçi i kërkon falje deputetes së PDK-së

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë