Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kërcënimet e Vuçiqit me ndalimin e ujit: Forcë apo dobësi?

20/08/2026 - 10:48
në Kryesore, Lajme
A A
Kërcënimet e Vuçiqit me ndalimin e ujit: Forcë apo dobësi?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç kërcënon me devijimin e rrjedhës së lumit Ibër në përgjigje të lëvizjeve të Prishtinës. A është retorika radikale shenjë force apo dobësie?

Masat e autoriteteve në Prishtinë ndaj komunitetin serb në Kosovë kanë shkaktuar pakënaqësi në Beograd, dhe si një kundërpërgjigje, Aleksandar Vuçiqi përmendi mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër. Të shohim, siç tha Vuçiq, se “çfarë do të bëjnë shqiptarët dhe si do të sillen pastaj”.

Sistemi i ujit Ibër-Lepenc është me rëndësi strategjike për furnizimin e Kosovës me ujë të pijshëm dhe për prodhimin e energjisë. Prandaj, është e kuptueshme që ky mesazh kërcënues ka shkaktuar shumë shqetësim në Kosovë dhe në qarqet ndërkombëtare.

Prishtina thekson se e drejta ndërkombëtare dhe konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e burimeve ujore ndërkufitare e ndalojnë shprehimisht përdorimin e ujit si armë ose mjet presioni politik. Ibri është një rrjedhë ujore ndërkombëtare, e cila fillon në Mal të Zi, rrjedh nëpër Kosovë dhe më tej nëpër Serbinë Qendrore, ku derdhet në Moravën Perëndimore. Me ndryshimin e rrjedhës do të rrezikoheshin edhe vendet e tjera në pellgun e Danubit.

Ekspertët në Serbi paralajmërojnë se kjo është një punë shumë e madhe që mund të zgjasë me dekada. Do të kërkonte shuma të mëdha parash, dhe ridrejtimi i rrjedhës natyrore të lumit përmes terrenit shkëmbor të Maleve Dinarike do të kërkonte punime të mëdha, ndërtimin e tuneleve dhe digave.

Një ndërhyrje të tillë mund të shkaktonte gjithashtu një katastrofë ekologjike në të gjithë pellgun e lumit. Profesori në pension i inxhinierisë hidraulike dhe i hidrologjisë, Jovan Despotoviq, i tha FoNet-it se deklaratat e presidentit serb Aleksandar Vuçiq për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit janë “si të ecurit në gjumë dhe se ky është një projekt që nuk mund të zbatohet në një kohë të shkurtër pa shkatërruar kodra e male, dhe as nuk merret në konsideratë sipas rregulloreve evropiane”.

Kur bëhet fjalë për presidentin e Serbisë, është e vështirë të thuhet se atij i mungojnë idetë megalomane. Kjo është arsyeja pse është e vështirë të vlerësohet nëse kjo është një performancë tipike për audiencën vendase që do të harrohet shpejt, apo nëse ai e mendon vërtet.

Sidoqoftë, Vuçiqi njoftoi se kishte iniciuar formimin e një grupi pune të përbërë nga inxhinierë dhe ekspertë ndërtimi, i cili do të shqyrtonte mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër. Ai e sheh këtë si të drejtë sovrane të Serbisë për ta bërë këtë në territorin e saj.

Ndërrimi i rrjedhës së lumit Ibër lindi si një në vitin 1985 dhe meqenëse Memorandumi i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve (SANU) u punua gjatë atyre viteve, ai përmendet shpesh në atë kontekst politik. Por, kjo ide u braktis përfundimisht.

Kryetari i Bordit Drejtues të Forumit për Marrëdhënie Etnike, Dushan Janjiq, i tha DW-së se “nga Vuçiqi mund të pritet çdo gjë, por unë nuk prisja që ai të kthehej në vitet 1983-1985, kur filluan fantazitë e nacionalistëve serbë. Duke ndryshuar rrjedhën e lumit Ibër ata donin ta shlyenin Kosovën, dhe kjo tregon se ata nuk donin të merreshin me Kosovën përveçse në nivelin e premtimeve dhe sloganeve për Kosovën si ‘zemra e Serbisë’. Unë gjithashtu e shoh këtë si përpjekjen e tij për t’iu shmangur përgjegjësisë për gjithçka që bëri në lidhje me Kosovën – dhe ndoshta edhe më gjerë – për të fituar një alibi në këtë trazirë politike dhe për të thënë se nuk mund të bëhej asgjë më shumë”, thotë Janjiqi.

Ajo që është veçanërisht shqetësuese, sipas tij, “është se objektivisht ky nuk është një projekt racional. Ky nuk është një projekt që zgjidh një problem, por më tepër një projekt ideologjik dhe propagandistik – nëse mund ta quajmë kështu – i cili shërben për të krijuar edhe më shumë trazira dhe zhurmë në rajon, në mënyrë që njerëzit të mendojnë se pa ju nuk ka shpëtim dhe se do të ketë një përmbytje”, tha Janjiq për DW.

Duket se ai nuk e ka menduar fare se uji në Kosovë nuk është i nevojshëm vetëm për shqiptarët dhe se ndryshimi i rrjedhës do të rrezikonte edhe komunitetin serb në Kosovë.

Dushan Janjiqi vëren se “kërcënimi për të dëmtuar shqiptarët është fjalë boshe, sepse për shembull, kanali Danub-Tisa-Danub u ndërtua për 20 vjet në një shtet shumë më të organizuar dhe të pasur, ndërsa ndryshimet në Ibër do të zgjasnin 50 vjet”.

Pra, Vuçiqi jo vetëm se vështirë që do të jetë në gjendje të shohë se si do të vuajnë shqiptarët, por me këtë do të dëmtoheshin të gjithë banorët e Kosovës. E, ajo që tashmë është dëmtuar padyshim është imazhi i vetë Serbisë dhe udhëheqjes së saj. “Sepse, kur del publikisht me deklarata të tilla, të gjithë do të pyesin veten nëse ky është një partner me të cilin duhet të punohet”, paralajmëron Janjiqi.

Lidhur me pyetjen se sa shumë e rrezikojnë këto lloj deklaratash pozicionin e serbëve në Kosovë, Janjiqi beson se “pozicioni i komunitetit serb në terren është dëmtuar me monopolin e Listës Serbe. Ky pozicion është çimentuar nga një korrupsion shoqëror i aktorëve aktivë politikë midis serbëve, nuk ka sistem shumëpartiak në atë komunitet, dhe për fat të keq Bashkimi Evropian (BE) ndihmoi në prishjen e tij. Demokracia dhe sistemi shumëpartiak thjesht nuk ishin temë e normalizimit”, vëren Janjiqi.

Presidenti i Serbisë është përballur gjithashtu me kritika të shumta në frontin e brendshëm. Kreu i partisë Qendra e Serbisë (SRCE), Zdravko Ponosh, tha se “ndërsa Vuçiqi praktikon të bëhet misionar, ai së pari duhet të përpiqet të zgjidhë problemin e ujërave të zeza në Borçë (paralagje e Beogradit)”.

Megjithatë Janjiqi beson se shumë më i përshtatshëm është një krahasim tjetër: “Mendoj se ky është me të vërtetë një dimension epik i këtyre paraqitjeve si pjesë e fushatës zgjedhore, por më duket gjithashtu se këtu kemi të bëjmë më shumë me mitin e Sizifit. Kjo është arsyeja pse e gjithë politika e jashtme tani është e angazhuar në amortizimin e gjithçkaje që po ndodh në nivel të brendshëm për të ruajtur pushtetin”, thotë Janjiqi. /DW/

JU REKOMANDOJMË

Deliu e PDK’së paralajmëron protesta masive: Ditëve në vijim do të jenë kategori të shumta shoqërore bashkë me ne

Deliu e PDK’së paralajmëron protesta masive: Ditëve në vijim do të jenë kategori të shumta shoqërore bashkë me ne
20/08/2026 - 11:40

Blerta Deliu-Kodra, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka paralajmëruar protesta masovike me qëllim të konstituimit të Kuvendit dhe respektimit të Kushtetutës nga partia në pushtet, Lëvizja...

Më shumëDetails

“Mundësi të humbura për Kosovën”- SHBA’ja ripërsërit thirrjen për formim institucionesh

“Mundësi të humbura për Kosovën”- SHBA’ja ripërsërit thirrjen për formim institucionesh
20/08/2026 - 11:29

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ritheksuar thirrjen ndaj udhëheqësve politikë të Kosovës që të bashkëpunojnë për formimin e institucioneve, në përputhje me Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës...

Më shumëDetails

Kërkohet paraburgim për tre të dyshuarit në rastin e fajdesë në Prizren

Kërkohet paraburgim për tre të dyshuarit në rastin e fajdesë në Prizren
20/08/2026 - 11:15

Gjykata Themelore në Prizren ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Fadil Selimit, Beqir Selimit dhe Arsim Doganit, të dyshuar për veprat penale...

Më shumëDetails

Hoti: Eksportojnë thëngjill, importojnë energji të prodhuar nga ai thëngjill – sa të padijshëm e të mbrapshtë

Hoti: Eksportojnë thëngjill, importojnë energji të prodhuar nga ai thëngjill – sa të padijshëm e të mbrapshtë
20/08/2026 - 10:47

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti tha se eksporti i thëngjillit tregon varfërinë ekonomike dhe mungesën e vizionit për zhvillim nga qeveritarët, të cilët...

Më shumëDetails

“Shqipëria është magjike”, Richard Grenell mbyll pushimet në Vlorë

“Shqipëria është magjike”, Richard Grenell mbyll pushimet në Vlorë
20/08/2026 - 10:38

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për misione speciale, Richard Grenell, ka zgjedhur rivierën shqiptare për të kaluar pushimet verore. Në përfundim të qëndrimit të...

Më shumëDetails

Arrestimi i Fehim Salit dhe rastet e vitit 2025, Prokuroria flet për rrjetin e dyshuar të BIA-s në Kosovë

Arrestimi i Fehim Salit dhe rastet e vitit 2025, Prokuroria flet për rrjetin e dyshuar të BIA-s në Kosovë
20/08/2026 - 10:08

Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar se, përveç rasteve të bëra tashmë publike, janë duke u hetuar edhe persona të tjerë nën dyshimin për spiunazh dhe bashkëpunim me...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dedikimi prekës i gruas së njërit prej dy viktimave të aksidentit në Smrekonicë

    Dedikimi prekës i gruas së njërit prej dy viktimave të aksidentit në Smrekonicë

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Publikohet një video ku i arrestuari për fajde rrihte një person për hesape të Kobrës

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Aktakuza ndaj Sinisha Spasiqit: Vrasja e anëtarëve të familjes Ujkani në Reznik të Vushtrrisë, djegia e trupave dhe shtëpive

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Këtu më ke, vetëm – s’më dridhet qerpiku”: Arian Tahiri i ‘çon selam’ Halil Gecit

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Ganimete Musliu: Kurti sot po notonte në pishinë derisa ne e prisnim para Qeverisë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë