Policia dhe Prokuroria në Prizren kanë realizuar një operacion të përbashkët kundër fajdesë ditën e martë dhe nga kyy operacion, në pranga si të dyshuar kanë përfunduar Fadil Selimi, Beqir Selimi (vëllezër) dhe Arsim Dogani.
Gjykata Themelore në Prizren ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Fadil Selimit, Beqir Selimit dhe Arsim Doganit, të dyshuar për veprat penale “Fajdeja”, “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe “Rrezikimi i trafikut publik”.
Gazeta Online Veriu.info ka siguruar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit drejtuar Gjykatës për caktimin e masës së paraburgimit për tre të pandehurit.
Sipas kësaj dosje të Prokurorisë i pandehuri Beqir Selimi më datë 18.08.2026, rreth orës 18:05 minuta sulmon personin zyrtar – zyrtarin policor në atë mënyrë që derisa ky i fundit ka qenë në detyrë zyrtare në mbështetje te realizimit të planit operativ në rrugën “Roma”, ne Prizren dhe i pozicionuar ne hyrje te rrugës të cekur me qëllim të arrestimit të pandehurve, Beqir Selimi dhe Arsim Dogani, në atë mënyrë që i pandehuri duke drejtuar automjetin e markës VW Golf, me tabela te regjistrimit 04-370-MD, me ngjyrë hiri, në veturë me të ka qenë me te vërejtur zyrtaret policor nuk ndalet por vozit me shpejtësi dhe gjate ikjes godet këtu te dëmtuarin zyrtarin policor dhe vazhdon me shpejtësi ne drejtim te fshatit Vlashnje, ndërsa te dëmtuarit me këtë veprim i shkakton lëndim të lehtë trupor.
I njëjti në ditën e njëjtë rreth orës 18:30 minuta, i pandehuri shkel ligjin mbi trafikun publik dhe rrezikon jetën e njerëzve, ku ne rastin konkret rezulton me lëndim te rëndë trupor të një personi gjinisë femër, ne atë mënyrë qe i pandehuri duke drejtuar automjetin e markës VW Golf, me tabela te regjistrimit 04-370-MD, me ngjyrë hiri, i cili ka qene duke i ikur policisë duke vepruar me dashje direkte pasi ka qene i vetëdijshëm për veprën e vet dhe ka dëshiruar kryerjen e saj, me c’rast si rezultat i shpejtësisë së madhe në atë pjese te rrugës në momentin kritik ne dalje te fshatit Vlashnje, godet këmbësoren e cila si pasoj e goditjes pëson lëndime të rënda trupore dhe dërgohet me urgjencë në Spitalin Rajonal te Prizrenit.













