Analisti politik, Nexhmedin Spahiu ka thënë se presidentja Vjosa Osmani e ka shkelur Kushtetutën.
Spahiu ka shpejguar se presidentja Osmani ka shkelur Ligjin për simbolet gjatë takimi që ka pasur me kryetarin e Mamushës.
Sipas tij, nuk është hera e parë që presidentja Osmani e shkelë Kushtetutën.
Postimi i plotë:
Presidentja Vjosa Osmani-Sadriu sërish shkelë kushtetutën. Foto e më poshtme nuk është me ndonjë zyrtar të shtetit turk po me kryetarin e një komune të Kosovës (Mamushës). Flamuri I Turqisë, aleatit strategjik të Kosovës, mund të përdoret lirshëm në Kosovë, por në zyrën e kryetarit të komunës së Mamushës (apo çdo komune tjetër të Kosovës) në bazë të ligjit për simbolet ai mund të paraqitet vetëm kur kryetari I komunës takohet me ndonjë zyrtar të Republikës së Turqisë. Kjo foto tregon shkeljen e ligjit nga ana e Kryetarit të Komunës së Mamushës dhe shkeljen e ligjit nga ana e Presidentës së Kosovës. Por për dallim nga kryetari I komunës kur Presidentja shkel ligjin është njëkohësisht shkelje e Kushtetutës. Dhe këtë Presidentja po bënë për herë të dytë. Herën e parë e bëri në takim me kryetarin e Komunës së Gjilanit.












