Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Amorim flet për Leaon, Tomorin, Fofanan dhe Gimenezin

27/08/2026 - 14:46
në Sport
A A
Amorim flet për Leaon, Tomorin, Fofanan dhe Gimenezin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Trajneri i Milanit, Ruben Amorim, ka folur në konferencën e zakonshme për shtyp para ndeshjes ndaj Venezias, duke e prekur edhe situatën e disa lojtarëve që aktualisht janë jashtë skuadrës.

Milani do të rikthehet në “San Siro” të premten për ndeshjen ndaj Venezias, pas fitores në udhëtim kundër Torinos.

Në konferencë për shtyp, Amorim foli edhe për “merkaton” dhe nevojën për ta menaxhuar sa më mirë grupin.

“Besoj se duhet t’i përmirësojmë mekanizmat dhe stabilitetin e skuadrës. Duhet ta përgatisim ekipin në mënyrë që të gjithë të jenë të përfshirë. Është e pamundur të jesh konkurrues nëse luajnë gjithmonë të njëjtët lojtarë. Për të fituar trofe, duhet të dish edhe të ndryshosh”, tha Amorim.

“Në Serie A, kundërshtarët ndryshojnë nga java në javë për sa u përket karakteristikave të tyre. Është e rëndësishme ta bëjmë rotacion duke e pasur parasysh këtë”, shtoi trajneri portugez.

Afati kalimtar është pranë fundit dhe ish-trajneri i Man Utd u pyet se a është i kënaqur që kjo do të jetë ndeshja e fundit me afatin kalimtar ende të hapur dhe se çfarë mund të thotë për Leãon dhe Riccin.

“Jam shumë i kënaqur me skuadrën. Nuk e di se çfarë do të ndodhë nga tani deri në përfundimin e afatit kalimtar veror. Leão nuk është gati për t’u grumbulluar, pasi e ka zhvilluar vetëm një stërvitje dhe nuk do të jetë i përfshirë. Duhet të presim edhe pesë ditë deri në mbylljen e afatit kalimtar.”

“Leão është një lojtar i madh. E kam thënë edhe më parë se, me mentalitetin e duhur, ai mund të luajë në çdo skuadër në botë. Por duhet ta ketë këtë mentalitet. Ndonjëherë, në futboll, është më mirë të shkosh diku tjetër dhe ne jemi pikërisht në mes të kësaj situate.”

“Nëse vjen ndonjë lojtar, do të jetë sepse mund të na ndihmojë si tani, ashtu edhe në të ardhmen. Do të përpiqem të zgjedh lojtarët më të mirë për ndeshjen e nesërme. Në fund të ‘merkatos’ do të flasim për skuadrën tonë”, u shpreh Amorim.

A është vendim përfundimtar për Tomorin, Fofanën dhe Gimenezin apo ekziston mundësia që ata të rikthehen në skuadër?

“Çështja nuk është se ata nuk janë lojtarë dhe njerëz të shkëlqyer, por është e pamundur të stërvitesh me 27 lojtarë në dispozicion. Ne, si klub, duhet t’ua mundësojmë atyre ta bëjnë punën e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme.”

“Afati kalimtar është ende i hapur, por fokusi im është te Venezia”, shtoi Amorim.

Sipas deklaratave të trajnerit portugez, Fikayo Tomori, Youssouf Fofana dhe Santiago Gimenez nuk pritet të rikthehen në grupin e parë të Milanit, ndërsa klubi po punon për zgjidhjen e situatës së tyre para mbylljes së afatit kalimtar. /Gazeta Express

JU REKOMANDOJMË

Lukaku në stol, Muriqi starton për Fenerbahcen në ndeshjen vendimtare për kualifikim në Champions

Lukaku në stol, Muriqi starton për Fenerbahcen në ndeshjen vendimtare për kualifikim në Champions
26/08/2026 - 20:27

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Lyonit dhe Fenerbahces, e vlefshme për play-offin e Ligës së Kampionëve. Dueli i parë i luajtur në Stamboll u mbyll me...

Më shumëDetails

Donjeta Sadiku në finalen e Lojërave Mesdhetare, nesër lufton për medaljen e artë ndaj serbes Kuluhova

Donjeta Sadiku në finalen e Lojërave Mesdhetare, nesër lufton për medaljen e artë ndaj serbes Kuluhova
26/08/2026 - 20:25

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, ka siguruar finalen e Lojërave Mesdhetare Taranto 2026, duke realizuar një tjetër paraqitje të shkëlqyer në ring. Sadiku triumfoi bindshëm në gjysmëfinale ndaj boksieres...

Më shumëDetails

Bruno Fernandes shpallet lojtari më i mirë i sezonit në PFA

Bruno Fernandes shpallet lojtari më i mirë i sezonit në PFA
25/08/2026 - 22:27

Mesfushori i Manchester Unitedit, Bruno Fernandes ka marrë një trofe të rëndësishëm në karrierën e tij. Portugezi, është shpallur lojtari më i mirë i sezonit në kuadër të...

Më shumëDetails

Vjen zyrtarizimi, Nkunku i ribashkohet Leipzigut

Vjen zyrtarizimi, Nkunku i ribashkohet Leipzigut
25/08/2026 - 20:14

Christopher Nkunku ka bërë një lëvizje këtë merkato të verës. Francezi, u rikthye te ish-skuadra e tij, RB Leipzig duke synuar të rindez karrierën e tij. Marrëveshja do...

Më shumëDetails

Messi, Suárez dhe Neymar sërish bashkë? Ribashkimi i “MSN” ndez debatin në MLS

Messi, Suárez dhe Neymar sërish bashkë? Ribashkimi i “MSN” ndez debatin në MLS
25/08/2026 - 19:12

Neymar vazhdon të lidhet me një transferim të mundshëm te Inter Miami, një lëvizje që do ta ribashkonte me ish-bashkëlojtarët e Barcelonës, Lionel Messi dhe Luis Suárez. Megjithatë,...

Më shumëDetails

Rikthehet Champions League, të enjten shorti

Rikthehet Champions League, të enjten shorti
25/08/2026 - 14:16

Champions League është gati për të nisur sezonin e ri 2026/27. Shorti i së enjtes, më 27 gusht, do të përcaktojë orarin për formatin me një grup të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    442 Shpërndaje
    Shpërndaje 177 Tweet 111
  • Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, këto janë vendimet e marra

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Kurtit pyetet për ‘kandidaturën’ e Thaçit për President, kjo është përgjigja e tij

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni, e din ai, për t’u mbuluar thirri protestë

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • “Ka keqpërdorur fondet”, Haradinaj akuzoi Gucatin, vjen reagimi i OVL-UÇK

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë