Analisti politik, Shkodran Ramadani, ka bërë një diferencim të rasteve të ndërrimit të partive të deputeteve Adelina Grainca e Doarsa Kica – Xhelili.
Siç ka potencuar Ramadani, Grainca paradite ishte opozitë ndaj Vjosa Osmanit, teksa pasdite e kishte shitur votën “në një Pazar të turpshëm mes Kurtit dhe të tjerëve”.
Tutje, Ramadani ka theksuar faktin se Kica – Xhelili zbriti nga pozita në opozitë, teksa Grainca e bëri të kundërtën.
“MerrJepi i vertete eshte ne VV. Jo diku tjeter”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Po shoh shume njerez qe po duan ta mbrojne Doarsa Kicen duke e krahasuar me Adelina Graincen. Me demek, “nese Adelina ka pase te drejte, pse te mos kete edhe Doarsa?” Mirepo, situata dallon shume. Derisa ndryshimi i Doarsa Kices nga pushteti drejt opozites eshte i shtrire ne disa muaj, Adelina Grainca paradite ka qene opozite kunder Vjoses, pasdite e ka shitur voten ne nje pazar te turpshem mes pushtetit te Albin Kurtit dhe atyre qe ai dhe njerezit e tij dikur i quanin “Mafi e Betonit.” Derisa Doarsa Kica zbriti nga pushteti ne opozite, Adelina Grainca u ngrit nga opozita ne pushtet. Po shihet kush u shit. MerrJepi i vertete eshte ne VV. Jo diku tjeter.












