Xhudistja kosovare, Fatjona Kasapi ka arritur të sigurojë medalje në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.
Ajo mposhti italianen, Gaia Stella në ndeshjen kyçe të saj e cila i mjaftoi që të siguronte medaljen e bronztë.
Në xhiron e parë ishte e lirë. Në çerekfinale humbi me Ippon nga Pauline Cuq nga Franca.Në luftën e parë të repasazhit ishte e lirë dhe në luftën e dytë të repasazhit Fatjona mposhti me Yuko, Maria Siderot nga Portugalia.












