Tre kosovarë, janë ndaluar në fshatin Koshuticë të Leposaviqit, pasi dyshohet se kanë hyrë në territorin e Kosovës nga Serbia përmes rrugëve dytësore.
Sipas policisë, të njëjtit po udhëtonin me një veturë me targa të Serbisë dhe dyshohet se kanë kaluar kufirin në mënyrë të kundërligjshme.
“Në konsultim me prokurorin të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia.












