Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Kosova si Kandahar” dhe rasti Sheholli – Myftiu Naim Tërnava me deklaratë publike

29/08/2026 - 11:27
në Lajme
A A
Tërnava reagon për bombardimin e spitalit në Gaza: Krim kundër njerëzimit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria Speciale e Kosovës ditë më parë ka ngritur aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit, gjersa sipas aktakuzës në telefonin e tij është gjetur një fotografi e titulluar “Top Secret 2”, të cilën Prokuroria e ka përfshirë si një nga provat në rastin ku ai akuzohet për spiunazh dhe shantazh.

Sipas aktakuzës, dokumenti, të cilin Sheholli dyshohet se ia kishte dërguar një personi përmban një plan që synonte zgjerimin e ndikimit të radikalizimit islamik në Kosovë dhe rajon.

E sot, myftiu Naim Tërnava ka dalë me një deklaratë publike.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë deklaratën, pa ndërhyrje:

Deklaratë publike e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava për zbardhjen e së vërtetës rreth dokumentit “Top Secret” dhe pretendimeve të paraqitura në publik

Të nderuar dhe të çmuar qytetarë të Kosovës,

Të çmuar besimtarë,

Motra dhe vëllezër,

Me vëmendje dhe shqetësim kam përcjellë zhvillimet e ditëve të fundit, në një kohë kur në hapësirën publike janë shfaqur pretendime dhe qëndrime që prekin jo vetëm Bashkësinë Islame të Kosovës, por edhe marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve fetare dhe vetë kulturën e bashkëjetesës në vendin tonë.

Prej kohësh, ndaj besimit islam, trashëgimisë dhe rolit të Bashkësisë Islame të Kosovës është zhvilluar nga individë, grupe dhe shoqata të caktuara një diskurs mohues dhe denigrues, i cili në raste të caktuara është paraqitur në emër të një interpretimi të caktuar të shqiptarizmit dhe të “kthimit te rrënjët e të parëve”.

Dua të theksoj qartë se në Republikën e Kosovës besimi është i lirë. Çdo individ dhe çdo komunitet ka të drejtë ta jetojë, ta shprehë dhe ta manifestojë bindjen e vet fetare. Por liria e besimit dhe e shprehjes nuk mund të përdoret për të mohuar besimin e tjetrit, për të denigruar një komunitet fetar apo për të vënë në dyshim përkatësinë kombëtare të qytetarëve për shkak të bindjeve të tyre fetare.

Kosova është ndërtuar edhe mbi një traditë të bashkëjetesës ndërmjet komuniteteve të saj. Dallimet fetare nuk kanë qenë dhe nuk duhet të bëhen burim përçarjeje. Përkundrazi, respekti, mirëkuptimi dhe bashkëjetesa janë vlera që duhet t’i mbrojmë dhe t’ua përcjellim brezave të ardhshëm.

Në këtë kontekst, publikimi i materialeve të paraqitura si pjesë e gjetjeve të Prokurorisë, përfshirë edhe materialet që lidhen me telefonin e të pandehurit Fatmir Sheholli dhe dokumentin e cilësuar në publik si “Top Secret”, ka krijuar një situatë që kërkon maturi, përgjegjësi dhe, mbi të gjitha, zbardhjen e plotë të së vërtetës.

Pikërisht për këtë arsye, u drejtohem qytetarëve, institucioneve kompetente, Prokurorisë Speciale dhe të gjitha organeve profesionale të Republikës së Kosovës me një kërkesë të qartë: çdo pretendim i paraqitur në publik duhet të verifikohet në mënyrë të plotë, profesionale dhe institucionale.

Nëse një dokument i tillë ekziston dhe nëse është autentik, duhet të bëhet e qartë kush e ka hartuar, nga cili burim ka ardhur, për çfarë qëllimi është përgatitur, në çfarë rrethanash është përdorur dhe çfarë vlere ka në aspektin faktik dhe provues.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme për shkak të përmbajtjes së pretenduar të këtij dokumenti. Sipas asaj që është bërë publike, në të Bashkësia Islame e Kosovës paraqitet si një institucion gjoja nën ndikimin ose kontrollin e shërbimeve të sigurisë së shtetit serb, ndërsa xhamitë dhe medresetë paraqiten si të ndërtuara apo të financuara nga Serbia, me pretendimin se përmes Bashkësisë Islame të Kosovës synohej shndërrimi i Kosovës në “Kandahar”.

Këto janë pretendime jashtëzakonisht të rënda. Për këtë arsye, ato nuk mund të trajtohen as si të vërteta të mirëqena dhe as të mbeten vetëm në nivelin e interpretimeve apo deklarimeve publike. Ato duhet t’i nënshtrohen verifikimit të plotë institucional, mbi bazën e fakteve, dokumenteve dhe provave.

Bashkësia Islame e Kosovës ka të drejtë dhe detyrë të kërkojë që emri, veprimtaria dhe kredibiliteti i saj të mos cenohen përmes pretendimeve të pa verifikuara.

Po aq e rëndësishme është të sqarohet nëse dhe në çfarë mase ky dokument, apo materiale të tjera të ngjashme, janë përdorur gjatë viteve të fundit si bazë për akuza, fushata apo veprime kundër Bashkësisë Islame të Kosovës, institucioneve të saj, xhamive, medreseve, teologëve, imamëve dhe udhëheqësve të saj.

Nëse një dokument i tillë është përdorur për të ndërtuar akuza apo për të ndikuar në opinionin publik, edhe kjo është çështje që meriton të sqarohet nga institucionet kompetente.

Nuk kërkojmë trajtim të veçantë dhe as mbrojtje nga përgjegjësia institucionale. Kërkojmë vetëm që përballë nesh të qëndrojnë faktet dhe provat dhe që i njëjti standard të zbatohet për të gjithë.

Bashkësia Islame e Kosovës nuk kërkon përplasje me askënd dhe nuk dëshiron që kjo çështje të shndërrohet në një tjetër konflikt politik, fetar apo shoqëror. Ne kërkojmë që ajo të trajtohet përmes institucioneve të drejtësisë dhe procedurave të ligjshme.

Po ashtu, kërkojmë që të ndalen fushatat dhe gjuhët që synojnë të njollosin Bashkësinë Islame të Kosovës, institucionet e saj, xhamitë, medresetë, hoxhallarët dhe udhëheqësit e saj. Çdo pretendim duhet të mbështetet në fakte dhe prova dhe të trajtohet me përgjegjësi.

Të nderuar qytetarë,

Bashkësia Islame e Kosovës është pjesë e shoqërisë dhe e historisë së Kosovës. Ajo ka qenë dhe mbetet e përkushtuar ndaj paqes, stabilitetit, edukimit, mirëkuptimit ndërmjet qytetarëve dhe forcimit të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Prandaj, kjo deklaratë nuk është thirrje për përplasje. Është thirrje për të vërtetën, drejtësinë dhe përgjegjësinë institucionale.

Institucioneve kompetente u bëjmë thirrje që këtë çështje ta trajtojnë me seriozitetin dhe përgjegjësinë që kërkon, duke garantuar një proces profesional, të paanshëm dhe të bazuar në fakte. Është e domosdoshme të zbardhet plotësisht autorësia dhe origjina e dokumentit, rrethanat dhe qëllimi i hartimit të tij, autenticiteti, mënyra e përdorimit dhe, mbi të gjitha, nëse dhe çfarë ndikimi ka pasur ai në zhvillimet shoqërore e institucionale në Kosovë.

Le të ndahen faktet nga pretendimet dhe le të mbajë përgjegjësi secili për veprimet e veta.

Ajo që kërkojmë është e thjeshtë: e vërteta të dalë në dritë dhe drejtësia të bëjë punën e saj.

Nuk duhet të lejojmë që një çështje e tillë të përdoret për të nxitur përçarje ndërmjet qytetarëve të Kosovës, për të dëmtuar marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve fetare apo për të cenuar vlerat e bashkëjetesës sonë.

Bashkësia Islame e Kosovës do të vazhdojë të mbrojë emrin, kredibilitetin dhe dinjitetin e saj përmes rrugëve institucionale dhe ligjore, duke mbetur e përkushtuar ndaj misionit të saj dhe ndaj së mirës së përgjithshme të shoqërisë sonë.

Zoti e ruajt Bashkësinë Islame të Kosovës, popullin e Kosovës dhe Republikën e Kosovës!

Zoti na dhëntë urtësi, drejtësi dhe forcë që, pavarësisht dallimeve dhe sfidave, ta ruajmë paqen, bashkëjetesën dhe atë që na bashkon!. /Telegrafi/

JU REKOMANDOJMË

Si zakonisht, edhe kësaj radhe testi i Maturës shpërndahet në rrjetet sociale

Testi i Arritshmërisë sërish shpërndahet në internet
29/08/2026 - 11:18

Provimi i Maturës Shtetërore 2026, i cili ka nisur sot në ora 10:00 në 55 qendra testimi në Kosovë, është shpërndarë në rrjetet sociale vetëm pak minuta pas...

Më shumëDetails

Tre persona hyjnë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, ndalohen në Leposaviq

Hidhen dy gra’nata dore në oborrin e stacionit policor në Zveçan
29/08/2026 - 11:01

Tre kosovarë, janë ndaluar në fshatin Koshuticë të Leposaviqit, pasi dyshohet se kanë hyrë në territorin e Kosovës nga Serbia përmes rrugëve dytësore. Sipas policisë, të njëjtit po...

Më shumëDetails

Ministrja Pacolli: 7 gurthyesve u ndalohen punimet, ndërsa 3 të tjerë gjobiten me 7 mijë euro!

Ministrja Pacolli: 7 gurthyesve u ndalohen punimet, ndërsa 3 të tjerë gjobiten me 7 mijë euro!
29/08/2026 - 10:44

Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli ka bërë të ditur se disa gurthyesve në Kosovë u janë ndalur punimet derisa 3 të tjerë janë gjobitur me 7 mijë euro....

Më shumëDetails

MINTI përcakton çmimet e karburanteve

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës: Kundërshtojmë masat mbrojtëse të Qeverisë
29/08/2026 - 10:23

Mnistria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimet maksimale të...

Më shumëDetails

Marshi i 12 shtatorit para vendimit të Hagës, Nagavci: Duhet të jemi unik

Nagavci mundohet ta shfajësoj shefin e saj pasi sulmoi mediat: Nuk e ka synim ndikimin në media
29/08/2026 - 10:10

Pak para verdiktit final të Gjykatës Speciale lidhur me vendimin për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë, platforma “Liria Ka Emër” ka njoftuar për organizimin e...

Më shumëDetails

Çitaku: Verdikti i Hagës do të ketë pasoja për të ardhmen

Çitaku: E frikshme tendenca e pushtetit ta shtyp çdo fjalë dhe çdo mendim kundër
29/08/2026 - 09:59

Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Vlora Çitaku ka folur për rëndësinë e 16 shtatorit, kur pritet vendimi në Hagë për ish-krerët e UÇK-së. Ajo theksoi se në Hagë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ministri Muja e heq drejtorin Hoxha nga detyra, AUV-i nën drejtimin e tij ishte adresë nacionale e skandaleve

    Ministri Muja e heq drejtorin Hoxha nga detyra, AUV-i nën drejtimin e tij ishte adresë nacionale e skandaleve

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Skandaloze: Punonjësi i OSBE-së në Kosovë i jep “lavdi” kriminelit të luftës – fshin postimin, por jo foton me të dënuarën për spiunazh

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Nora Istrefi sjell foto joshëse në bikini

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Mos thoni se kemi ditë”, Fitore Pacolli kërcënon kompaninë punuese në Podujevë

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Vrasja e 14-vjeçarit në Prizren, dalim pamje nga momenti i sulmit (VIDEO +18)

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë