Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti, Osmani e Konjufca me deklaratë të përbashkët, nuk zmbrapsen për punën e referendumit

14/01/2022 - 14:42
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti, Osmani e Konjufca me deklaratë të përbashkët, nuk zmbrapsen për punën e referendumit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas takimit me ambasadorët e e QUINT-it dhe përfaqësuesin e BE-së, institucionet e Kosovës kanë dalë me një deklaratë të përbashkët, lidhur me mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë.

Deklarata e plotë:

Institucionet e Republikës së Kosovës, në një takim të përbashkët me Ambasadorët e Quint-it dhe përfaqësuesin e BE-së, paraqitën qëndrimin e tyre të koordinuar dhe të përbashkët lidhur me mbajtjen e referendumit të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Përveç se u ritheksua se qytetarët serb të Kosovës me dyshtetësi do ta kenë të drejtën të votojnë në përputhje me standardet dhe praktikat ndërkombëtare, pra nëpërmjet postës dhe në Zyrën ndërlidhëse, institucionet bënë të qartë se hapja e qendrave të votimit të Serbisë në territorin e Kosovës përbën shkelje të qartë të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, si dhe praktikave ndërkombëtare. Për më tepër, një akt i tillë është shkelje e integritetit territorial nga ana e Serbisë në raport me shtetin e pavarur e sovran të Kosovës. Institucionet i kanë bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që në raport me Kosovën të aplikohen standarde të njëjta sikurse me çdo shtet tjetër, meqë pavarësia e shtetit tonë jo vetëm që është njohur nga shumica e vendeve demokratike anekënd botës, por edhe është vulosur nga GJND-ja.

Kushtetuta e Kosovës, ligjet e aplikueshme në Kosovë si dhe e drejta ndërkombëtare dhe praktika ndërkombëtare nuk e njohin të drejtën e një shteti për të realizuar referendum në territorin sovran të një shteti tjetër. Prandaj, praktikat e deritanishme të aplikuara që nga viti 2012, kanë qenë kundërkushtetuese, e si rrjedhojë nuk i obligojnë institucionet e tanishme të Republikës së Kosovës të dala nga vullneti i qartë i qytetarëve i shprehur më 14 shkurt 2021. Aq më tepër kur këto praktika kanë rezultuar vetëm me fuqizimin e strukturave ilegale të Serbisë në Kosovë.

Për më tepër, institucionet e Kosovës kanë theksuar se çështja nuk është roli i OSBE-së, por roli i Serbisë dhe strukturave të saj paralele e ilegale në Kosovë. Sepse, para se OSBE-ja të bënte mbledhjen e votave, do të mbahej një proces tërësisht ilegal i hapjes së qendrave të votimit e kutive të votimit në territorin e Republikës së Kosovës për një referendum të një shteti tjetër, pra Serbisë, e ky proces do të organizohej nga strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë. Ashtu siç dëshmohet në letrën e dërguar OSBE-së nga ana e autoriteteve serbe, arsyeja pse Serbia insiston t`i hapë vendvotimet edhe në Kosovë është sepse e konsideron Kosovën pjesë të territorit të saj. Prandaj edhe dëshiron ta shfrytëzojë referendumin si mjet të shtrimit të sovranitetit të saj mbi Kosovën. Rrjedhimisht, qëndrimi i institucioneve të Kosovës nuk ka fare të bëjë me OSBE-në, por me kundërshtimin e kësaj tendence të vazhdueshme të Serbisë, e cila dëshmon pretendime të qarta territoriale ndaj Kosovës.

Institucionet e Kosovës mbesin falënderuese ndaj shteteve të Quint-it dhe të gjitha shteteve të tjera demokratike që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe shprehin mirënjohjen që edhe sot në takim u rikonfirmua mbështetja e tyre ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit tonë. Duke qenë kështu, institucionet e Kosovës i bëjnë thirrje të gjitha shteteve demokratike që ta mbështesin Kosovën në përpjekjet e saj për t`i ndalur veprimet e vazhdueshme të Serbisë që minojnë sovranitetin, integritetin territorial dhe shtetësinë e Kosovës. Për më tepër, kjo praktikë e Serbisë, që po e ndjekë modelin rus, ka mbështetjen e plotë të Federatës Ruse, duke dëshmuar kështu tendencat e tyre për destabilizim të shpejtë të rajonit tonë dhe zhbërjen e sukseseve që Kosova dhe rajoni i kanë arritur në partneritet me vendet mike demokratike. Mosmbajtja e referendumit serb në territorin sovran të Republikës së Kosovës është hap i duhur në betejën tonë të përbashkët kundër autokracive dhe avansim i praktikave demokratike, përkushtim të cilin Kosova e ka dhënë së fundi edhe në Samitin për Demokraci të organizuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

JU REKOMANDOJMË

“Tri vite kundër secilit aleat” – Memli Krasniqi shkruan për qeverisjen e Kurtit, përmend edhe shtatoren “qesharake”
Lajme

Memli Krasniqi sërish mesazh Abdixhikut: Matematikë e thjeshtë, vetëm 19 vota të LDK-së, unë i bëj të tjerat

13/06/2025 - 13:00
Presidenca shpenzon mbi 55 mijë euro më shumë për bileta për udhëtime zyrtare jashtë vendit
Kryesore

Presidenca shpenzon mbi 55 mijë euro më shumë për bileta për udhëtime zyrtare jashtë vendit

13/06/2025 - 12:58
“Nuk keni parë gjë akoma”! Trump paralajmëron Iranin: Pranojeni marrëveshjen përpara se të mos mbetet më asgjë
Lajme

“Nuk keni parë gjë akoma”! Trump paralajmëron Iranin: Pranojeni marrëveshjen përpara se të mos mbetet më asgjë

13/06/2025 - 12:54
Gashi i AVONET: Dyshime për korrupsion në tenderin për renovim të shkollave në komunën e Shtimes
Kryesore

Gashi i AVONET: Dyshime për korrupsion në tenderin për renovim të shkollave në komunën e Shtimes

13/06/2025 - 12:29
Kosovarët që jetojnë në Izrael udhëzohen të shmangin lëvizjet pa nevojë dhe të rrinë në vende të sigurta
Kryesore

Kosovarët që jetojnë në Izrael udhëzohen të shmangin lëvizjet pa nevojë dhe të rrinë në vende të sigurta

13/06/2025 - 12:16
Pas vrasjes së komandantëve nga Izraeli, lideri iranian merr këtë vendim
Kryesore

Pas vrasjes së komandantëve nga Izraeli, lideri iranian merr këtë vendim

13/06/2025 - 12:10

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Ngjarja tragjike ka ndodhur në Kanada” – zbulohen detaje të reja rreth vdekjes së 34-vjeçares dhe djalit të saj

    “Topi ra në pishinë…”, detaje për rastin tragjik të nënës dhe djalit nga Deçani që u mbytën në Montreal të Kanadasë

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Amerikanët largohen nga ambasada në Irak, paralajmërohet konflikti mes Izraelit dhe Iranit

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Kush është gruaja që po akuzohet për drejtim të rrjetit të prostitucionit në “Shqiponja Club”

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Turqia kërkesë të prerë Izraelit

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Faton Peci pagoi hotel me para të shtetit shtatëfish më shumë se që lejohet me udhëzim për udhëtime zyrtare

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë