Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ramadani për LVV-në: Ne po flasim për shtetin, ata po bëjnë gjithçka për pushtetin

30/08/2026 - 13:40
në Kryesore, Lajme
A A
Ramadani: Xhandarmëria serbe në Kosovë, ky është intruzion, NATO duhet ta dënojë ashpër
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Burim Ramadani, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për, siç tha, bllokimin e Kuvendit dhe institucioneve të Kosovës. Ramadani ka folur në sallën e Kuvendit, ku deputetët e Aleancës, së bashku me ata të PDK-së, po kërkojnë vazhdimin e seancës konstituive, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se bllokada e institucioneve nuk po fshihet më dhe se deputetët e opozitës janë të pranishëm në Kuvend, ndërsa, sipas tij, deputetët e LVV-së mungojnë.

“Edhe sot, sikurse ato ditë, me sincertë po e konstatojmë bllokadën e re të Kuvendit të Kosovës, të shtetit të Kosovës. Dhe ata tashmë as nuk po e fshehin që janë bllokuesit. Ata s’po tentojnë as me u arsyetuar pse po e bëjnë bllokadën e Kuvendit edhe të shtetit të Kosovës. Ne jemi këtu në sallën e Kuvendit edhe sot, ata nuk janë. Një pjesë e deputetëve të Vetëvendosjes sot janë në bregdet. Një pjesë e tyre janë duke u marrë me biznes. Një pjesë e tyre janë në kolltuqe qeveritare, kurse një pjesë e tyre nuk guxojnë me dalë nga shtëpia apo rrinë në shtëpi për shkak të kërkesave dhe pyetjeve të qytetarëve që i bëjnë”, tha Ramadani.

Ramadani theksoi se, sipas tij, qëndrimi i AAK-së dhe PDK-së nuk lidhet me interesa partiake, por me funksionalizimin e shtetit dhe institucionet e tij.

“Zonja dhe zotërinj, qytetarë të Kosovës, kjo që po ndodh sot në Kosovë, për ne nuk është betejë partiake. Kjo që po ndodh sot në Kosovë, për ne nuk është as kërkesë partiake, as synim partiak. Kjo që po e bëjmë ne sot së bashku nuk është as për partinë, as për individin, e as për qeverinë. Ne po flasim për shtetin. Këta po flasin e po bëjnë gjithçka veç për pushtetin. Ne po flasim për jetën e qytetarëve, ata veç për poste. Me javë e muaj të tërë po flasin vetëm për poste. E keni dallimin thelbësor mes nesh edhe këtyre: Ne e pranojmë vullnetin e votuesve; Ata po e sakatojnë shpresën e popullit të Kosovës.

Për vite me radhë kemi dëgjuar nga Vetëvendosja se janë ndryshe. Por e kanë dëshmuar tash e sa vjet që janë ndryshe, por për së mbrapshti. Sepse të jesh ndryshe nuk është të bllokosh institucionet. Të jesh ndryshe nuk është ta fajësosh gjithmonë tjetrin. Të jesh ndryshe nuk është të përdorësh shumicën për me blloku shtetin. E të jesh ndryshe do të thotë të punosh më shumë e më mirë se të tjerët”, tha ai.

Deputeti i Aleancës tha se qytetarët nuk janë të interesuar për përplasjet partiake, por për funksionimin e shtetit.

“Tek e fundit, qytetarët sot nuk pyesin kush e fitoi një përplasje partiake. As nuk pyesin se kush bërtiti më fort. Qytetarët sot pyesin: a po punon shteti ynë? Dhe pas krejt kësaj periudhe bllokade që po vazhdon, një pyetje thelbësore që i shtrohet Vetëvendosjes është shumë e thjeshtë dhe shumë e drejtpërdrejtë: Për kë po e bllokoni Kuvendin edhe shtetin e Kosovës? Për popullin? Jo. Për pushtetin? Po.

Madje edhe mbrëmë, edhe këto takimet që po ndodhin, edhe takimin e mbrëmshëm, nuk e thonë asnjë fjalë, asnjëra palë, çka fiton populli i Kosovës prej këtyre takimeve? Cili është përfitimi i popullit të Kosovës që këta po takohen netëve të vona e të vona, sikurse ishte mbrëmë? Krejt çka flasin është për poste. Kush, çfarë posti po i ofron dikujt? Kush kujt po i propozon një emër prapë për një post, jo për përmbajtje, jo për programin çka do të ndodhë me qytetarët e Kosovës”, tha Ramadani.

Ramadani tha se jashtë Kuvendit qytetarët përballen me pasiguri në fusha të ndryshme të jetës dhe se kjo, sipas tij, nuk mund të zgjidhet përmes bllokadës institucionale.

“Sido që të jetë, jashtë mureve të kësaj salle të Kuvendit është një realitet tjetër. Qytetarët e Kosovës sot kanë pasiguri të madhe. E kjo pasiguri nuk zgjidhet me bllokadë. Pasiguri në rrugë, statistikat tregojnë për një situatë jashtëzakonisht të rëndë; Pasiguri në shkollë; Pasiguri në shtet; Pasiguri në treg”, shtoi Ramadani.

JU REKOMANDOJMË

Gjenerali vushtrrias i ushtrisë kroate, Rahim Ademi, që e gjunjëzoi Mladiqin ne Shibenik: Nuk ishte fare ushtar, trimërinë e tregonte vetëm mbi civilët

Gjenerali vushtrrias i ushtrisë kroate, Rahim Ademi, që e gjunjëzoi Mladiqin ne Shibenik: Nuk ishte fare ushtar, trimërinë e tregonte vetëm mbi civilët
30/08/2026 - 14:28

Gjenerali shqiptar i Ushtrisë Kroate, Rahim Ademi, ka reaguar për vdekjen e ish-komandantit të forcave serbe në Bosnje, Ratko Mlladiç. Ademi, me origjinë nga Kosova, i cili iu...

Më shumëDetails

Kosovarët “marakli” të detit, mbi 200 mijë hyrje nga Kosova në Shqipëri përmes Morinës këtë javë

Kosovarët “marakli” të detit, mbi 200 mijë hyrje nga Kosova në Shqipëri përmes Morinës këtë javë
30/08/2026 - 14:20

Pika e Kalimit Kufitar të Morinës, në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë, vijon të përballojë një fluks të lartë udhëtarësh dhe automjetesh. Ditët e fundit të gushtit kanë...

Më shumëDetails

“Boll mo”, Rama fton qytetarët në protestë më 1 shtator: Qeveria Kurti u ka marrë komunave mbi 344 milionë euro

Rama: Qeveria Kurti po i kushton qytetarëve me jetë, pas lajmit tragjik dje, sot gjenden miliona për heqjen e dheut në autostradë
30/08/2026 - 13:57

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, u ka bërë thirrje qytetarëve të kryeqytetit dhe të gjithë Kosovës që t’i bashkohen protestës së paralajmëruar nga kryetarët e komunave më 1...

Më shumëDetails

Osmani: Propaganda nuk mund ta fshijë të vërtetën, Serbia ende fle mbi varrezat masive

Osmani: Propaganda nuk mund ta fshijë të vërtetën, Serbia ende fle mbi varrezat masive
30/08/2026 - 13:46

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar Ditën Ndërkombëtare për Përkujtimin e Viktimave të Zhdukur me Dhunë. Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka shkruar se mbi 1...

Më shumëDetails

Tragjedi në Gjermani: Bie nga skela dhe humb jetën punëtori nga Tetova

Tragjedi në Gjermani: Bie nga skela dhe humb jetën punëtori nga Tetova
30/08/2026 - 13:24

Një 52-vjeçar nga Tetova ka humbur jetën të enjten në një aksident në vendin e punës në Oranienburg të Gjermanisë. Sipas raportimeve, T.M. ra nga skela e katit...

Më shumëDetails

Kosovarit i vidhet çanta me para dhe telefon në Ulqin, momenti i vjedhjes kapet në video

Kosovarit i vidhet çanta me para dhe telefon në Ulqin, momenti i vjedhjes kapet në video
30/08/2026 - 13:17

Një kosovarit i është vjedhur çanta me para dhe telefon gjatë qëndrimit në Ulqin. Momenti i vjedhjes është filmuar dhe pamjet tregojnë qartë se si personi i dyshuar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020

    Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Zbulohet kontrata e bashkëjetesës- I dënuari me burgim të përjetshëm dhe modelja Ziza Pajaziti firmosin marrëveshje pas ‘vizitës speciale’ në burg

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • LAJMI I FUNDIT: Ky është deklarimi i Kurtit pas takimit të sontëm me Abdixhikun

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • “Dermo By Simoneta” gjobitet 5 mijë euro për Botox, fillerë e mezoterapi pa licencë, por vazhdon aktivitetin edhe pas vendimit

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Takohen sërish Kurti e Abdixhiku

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë