Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se mallrat e Serbisë kanë pushtuar Kosovën.
Ai ka përmendur edhe blerjen e energjisë, duke thënë se “klubi i Albin Kurtit dhe Dejona Mihalit” shesin dhe blejnë energji.
“Cili aspekt i jetës së qytetarit është përmirësu edhe për sa? Çkado qoftë, një, ku qytetari jeton më mirë se sa në vitin 2019. Cili, në cilin? Ne sot importojmë nga Serbia më shumë se gjithë, mallrat e Serbisë e kanë pushtu Kosovën nga 0 euro import jemi treg i tyre. Nga 2 projekte me prodhu energji në Kosovë, ne na mungojnë sot 600 megavat që po i blejmë me pare të popullit në Serbi.
Guxojnë me thënë çka të dojnë e kerkush nuk u kërkon llogari, ku pe marrin energji. Krejt klubi i Albinit dhe Dejonës shesin dhe blejnë rrymë në Kosovë”, tha Haradinaj në Kanal 10.














