Kryetari i Aleancës për Kosovën e Re dhe ish-ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka mbështetur vendimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin duke thënë se Irani së fundmi ka treguar se mbështet “agresionin diplomatik serb kundër Kosovës”.
“Mbështetje e fortë për vendimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me regjimin e Ajatollahut në Iran. Irani kohët e fundit ka treguar veprime agresive kundër Shqipërisë dhe Kosovës duke mbështetur agresionin diplomatik serb kundër Kosovës”, shkroi ai në Twitter.
Po ashtu, deputeti Pacolli thotë se Irani dhe Serbia janë një kërcënim serioz për Kosovën dhe Shqipërinë dhe për rajonin.
“Irani dhe misionet e tij diplomatike në Ballkanin Perëndimor dhe aleanca e ngushtë e Iranit me Serbinë përfaqësojnë një kërcënim serioz për vendet tona dhe sigurinë e përgjithshme të rajoni