Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Molliqaj: Pagat e punëtorëve do të rriten, jo me qejf të qeverisë, por për shkak të rezistencës

07/09/2022 - 19:39
në Lajme
A A
Molliqaj: Pagat e punëtorëve do të rriten, jo me qejf të qeverisë, por për shkak të rezistencës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Partisë Socialdemokratike, Dardan Molliqaj, ka reaguar sërish për situatën ekonomike në Kosovë dhe rritjes së pagave.

Molliqaj ka shkruar se kanë kanë kaluar afër një vit pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili thoshte se Kosova po përjeton rritjen më të madhe ndonjëherë.

Sipas tij, ekonomia e inflacioni janë rritur, por jo edhe pagat.

“Ekonomia u rrit, inflacioni po rritet, pagat jo. Ka kaluar gati një vit që nga kur Kurti deklaroi që vendi jonë asnjëherë nuk ka përjetuar rritje aq të madhe të ekonomisë si gjatë qeverisjes së tij në vitin 2021. Tha se rritja ekonomike e Kosovës po i frikëson armiqtë e saj. Tha se rritja është dyshifrore, me një bonus prej rreth 800 milionë euro në ekonominë tonë. Tha se meritore është qeverisja shpresëdhënëse që i rriti të hyrat buxhetore dhe i uli shpenzimet qeveritare. Tha shumë e nuk bëri asgjë.

Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin janar 2022 me muajin janar 2021 ishte 7.1% dhe në korrik 14.2%. Mesatarja e rritjes së inflacionit mujor nga janari deri në korrik është rreth 1.34%.

Vetëkënaqësia nuk është arma e duhur në luftën kundër inflacionit dhe as përkrahje e qytetarëve në përballje me të, njëjtë sikurse që nuk janë pagesat e një hershme, sepse inflacioni nuk zhduket si për befasi brenda natës.

Rritja e pagave është domosdoshmëri – siç është edhe Ligji i Pagave, i cili po zvarritet -, sepse qytetarët kanë nevojë për zgjidhje dhe jo për lëmoshë. Rritja ekonomike apo bonuset edhe mund të duken bukur në letër, por pa masa të duhura mirëqenieje nuk sjellin e as nuk e kompensojnë mirëqenien që po e gëlltitë inflacioni çdo muaj.

Sado kokëfortë të jetë qeveria, kërkesat e drejta të punëtorëve janë më të forta dhe pagat do të rriten, jo me qejf të qeverisë, por për shkak të rezistencës.”

JU REKOMANDOJMË

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
01/09/2026 - 09:49

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...

Më shumëDetails

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë