Ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka reaguar në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, duke shprehur solidaritet me familjet që ende nuk kanë informacion për fatin e të dashurve të tyre.
Hoxhaj theksoi se përgjegjësit për krimet ndaj popullatës civile duhet të përballen me drejtësinë, ndërsa kërkoi që procesi i zbardhjes së fatit të personave të zhdukur të mos ketë më vonesa.
“E vërteta duhet të zbardhet dhe drejtësia të vihet në vend njëherë e përgjithmonë”, tha Hoxhaj.











