Reperi i njohur shqiptar, Lyrical Son, ka bërë thirrje përmes një videoje të publikuar në InstaStory që shqiptarët, kudo që ndodhen, t’i bashkohen “Marshit për Liri”, të organizuar nga platforma “Liria ka Emër”.
Në videon e tij, Lyrical Son ka ftuar qytetarët që më 12 shtator, nga ora 14:00, të mblidhen në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në mbështetje të ish-eprorëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim dhe po gjykohen në Hagë.
“Përshëndetje të gjithëve. Kisha dashtë me shfrytëzu rastin të ju ftoj të gjithë shqiptarëve anë e mbanë botës, kudo që janë, të jeni pjesë apo t’i bashkangjiteni Marshit për Liri, i cili organizohet nga platforma ‘Liria ka Emër’, me 12 shtator në orën 14:00, në sheshin ‘Skënderbeu’, për eprorët tanë që mbahen padrejtësisht në Gjykatën e Hagës”, ka thënë ai.
Në fund, reperi e ka përsëritur ftesën, duke theksuar datën, orën dhe vendin e organizimit:
“Pra edhe njëherë, 12 shtator, ora 14:00, sheshi ‘Skënderbeu’, Marshi për Liri. Ju mirëpresim.”












