Juliana Nura ndodhet në spital, ku është në pritje të ardhjes në jetë të binjakëve, ndërsa në një moment kaq të rëndësishëm për të, ajo është përballur edhe me një lajm të dhimbshëm.
Përmes një postimi në Instagram, Juliana ka shprehur dhimbjen për Laurentin, i cili ka ndërruar jetë mbrëmë.
Në mesazhin e saj prekës, ajo shkruan:
“Dikush sot ma nuk është gjallë e dikush pret me ardh njetë nje jete e re kshtu koka jeta. As mos u gëzo shumë, as mos u hidhëro shumë… sot me zemër jam në voimin e Laurentit…”
Postimi vjen nga ambientet e spitalit, ku Juliana po qëndron në pritje të lindjes së binjakëve. Kontrasti mes gëzimit të madh që po e pret dhe dhimbjes për humbjen e Laurentin e ka bërë mesazhin e saj veçanërisht prekës.















