Kiara Tito ka ndarë me ndjekësit disa foto të reja nga një mbrëmje pranë pishinës, teksa shfaqet me një look elegant dhe mjaft tërheqës.
“Somewhere between sunset & midnight”, shkruan Kiara në përshkrimin e postimit, duke sjellë një atmosferë verore mes perëndimit dhe mbrëmjes.
Fotot kanë marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve, ndërsa komentet kanë qenë të shumta. Miqtë dhe fansat e saj nuk i kanë kursyer komplimentet për paraqitjen dhe stilin e saj.














