Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Musliu sulmon VV-në dhe LDK-në: Po e përdorin emrin e Thaçit për të mbuluar dështimet e tyre

03/09/2026 - 23:00
në Lajme
A A
Musliu: Kosova po kalon ditët më të vështira të saj – Republika nuk është lodër për interesa partiake!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe zëra nga Lidhja Demokratike e Kosovës, përfshirë edhe presidenten Vjosa Osmani, se po e përdorin emrin e ish-presidentit Hashim Thaçi për përfitime politike, në kohën kur ai po përballet me procesin gjyqësor në Hagë.

Sipas Musliut, Hashim Thaçi nuk mund të jetë mburoja e përhershme e dështimeve të tyre. Sipas saj ky veprim nuk është guxim politik.

Musliu thotë se Hashim Thaçi nuk është më në Prishtinë që të mund t’u përgjigjet sulmeve politike.

Reagimi i plotë:

Në këtë fazë kritike të përballjes së Hashim Thaçit me drejtësinë në Hagë, VV-ja, eksponentë të saj dhe edhe zëra nga LDK-ja, përfshirë Vjosa Osmanin, po e nxjerrin sërish në skenë emrin e Hashim Thaçit.

Çfarë cinizmi politik!

Kur një njeri përballet me një proces gjyqësor ndërkombëtar për Kosovën dhe vendi duhet të tregojë seriozitet, maturi dhe dinjitet, këta zgjedhin ta përdorin emrin e tij si armë të luftës së tyre politike.

Hashim Thaçi nuk është më në Prishtinë që të mund t’u përgjigjet sulmeve politike. Ai është në Hagë, duke u përballur me një proces të rëndë për Kosovën, dhe pikërisht tani disa politikanë po kujtohen të merren me të.

Ky veprim nuk është guxim politik.

Është frikë politike dhe mungesë lidershipi.

Është qyqarllëk.

Për vite me radhë e kanë përdorur Thaçin si gogol për të mbledhur vota. Sot, kur ai ndodhet në Hagë, vazhdojnë ta përdorin emrin e tij për të mbuluar dështimet, paaftësinë dhe krizën e tyre politike.

Por ta kenë të qartë:

Hashim Thaçi nuk mund të jetë mburoja e përhershme e dështimeve të tyre.

Historia do t’i vlersoj të gjithë ata që luftuan për Kosovën, ata që e ndërtuan shtetin dhe do ti gjykoj ata që sot përpiqen ta ndërtojnë karrierën e tyre politike duke goditur ata që nuk janë në gjendje t’u përgjigjen.

Pak më shumë dinjitet. Pak më shumë lidership. Dhe shumë më pak politikë mbi kurrizin e një njeriu që sot po përballet me një betejë në Hagë.

JU REKOMANDOJMË

Kush është Blerina Maloku? Policia e Kosovës ende në kërkim të 22-vjeçares nga Vushtrria

Kush është Blerina Maloku? Policia e Kosovës ende në kërkim të 22-vjeçares nga Vushtrria
03/09/2026 - 23:55

Blerina Maloku nga fshati Samadrexhë i Vushtrrisë është në kërkim nga Policia e Kosovës që nga 14 maji i këtij viti. Ajo po kërkohet në lidhje me një...

Më shumëDetails

Kërçeli: Për 6 të pakënaqur, duhet të dalin prapë 900 mijë qytetarë me votu, a?

Kërçeli, Hotit: Na trego qysh e shitet thëngjillin 8 euro për ton
03/09/2026 - 22:49

Deputeti i Vetëvendosjes, Ilir Kërçeli, ka reaguar pas qëndrimit të gjashtë deputetëve të LDK-së, të cilët kanë deklaruar se nuk do ta votojnë Bekim Sejdiun për president. Përmes...

Më shumëDetails

Osmani për Bekim Sejdiun: Do të mbronte sigurinë kombëtare, do të dinte të përballej me Serbinë

Osmani për Bekim Sejdiun: Do të mbronte sigurinë kombëtare, do të dinte të përballej me Serbinë
03/09/2026 - 22:44

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se emri i Bekim Sejdiut përfaqëson një president konsensual jo partiak që do të mbronte Kushtetutën e vendit dhe do të fuqizonte...

Më shumëDetails

Zemaj i përgjigjet Abdixhikut: Karriga e kryetarit të LDK-së është e rëndë, nuk është për gjithkënd

Zemaj i përgjigjet Abdixhikut: Karriga e kryetarit të LDK-së është e rëndë, nuk është për gjithkënd
03/09/2026 - 22:23

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Zemaj ka thënë se karriga e kryetarit të LDK-së është shumë e rëndë, dhe nuk...

Më shumëDetails

Osmani: Dy nga gjashtë deputetët thanë se s’do mbështesnin as kandidatë të LDK-së për President

Osmani: Dy nga gjashtë deputetët thanë se s’do mbështesnin as kandidatë të LDK-së për President
03/09/2026 - 22:00

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka thënë se dy nga 6 deputetët që refuzuan të votonin Bekim Sejdiun për President, ka thënë se nuk do të votonte as...

Më shumëDetails

Refuzimi nga Kurti, Osmani: Ka qenë zgjedhje e tyre, s’donin bashkëpunim, s’donin stabilitet

Maliqi: Që kur Kurti dhe Osmani kanë ardh në pushtet, marëdhëniet me Amerikën nuk janë të mira, skandal!
03/09/2026 - 21:49

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Vjosa Osmani, komentoi refuzimin e Kurtit për propozimin e emrit të saj për presidente të vendit që e çoi Kosovën në zgjedhjet e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet ku humbi jetën 29 vjeçari, Laurent Krasniqi

    Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet ku humbi jetën 29 vjeçari, Laurent Krasniqi

    173 Shpërndaje
    Shpërndaje 69 Tweet 43
  • “Burrnia është me dalë vetë”, ish banori i BBK reagon për rastin Edi-Jozi

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Deputeti i LDK-së publikon pagën që i është deponuar në llogari: Për besë keq

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Tragjike: Pas një aksidenti me motor, ndërron jetë TikTokeri Laurent Krasniqi

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Komuna e Fushë Kosovës largon nga puna rreth 100 punëtorë

    198 Shpërndaje
    Shpërndaje 79 Tweet 50

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë