Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hoxhaj: Kurti ka bërë “puç kushtetues”, PDK-ja do ta dërgojë çështjen në Kushtetuese

04/09/2026 - 08:48
në Lajme
A A
Hoxhaj: Kurti ka bërë “puç kushtetues”, PDK-ja do ta dërgojë çështjen në Kushtetuese
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

Përplasja politike po zhvendoset në Gjykatën Kushtetuese. Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka akuzuar Albin Kurtin se ka kryer atë që e quan “puç kushtetues”, duke paralajmëruar se partia e tij do t’i kontestojë në Kushtetuese jo vetëm veprimet e fundit, por edhe procesin e konstituimit të Kuvendit, formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit.

Hoxhaj thotë se Kosova ndodhet jashtë një situate normale demokratike dhe se rikthimi i rendit kushtetues, sipas tij, nis vetëm me konstituimin e Kuvendit.

“Së pari, në këtë vend janë të ndara pushtetet. Duhet të konstituohet Kuvendi i Kosovës. Dhe meqë zoti Kurti në këto katër javët e fundit ka bërë një puç kushtetues, të cilin puç kushtetues ne do ta çojmë në Gjykatë Kushtetuese, sapo të fillojë procesi i krijimit të institucioneve. Së dyti, zgjedhja e presidentit është faza e fundit. Prandaj mendoj që çfarë është e rëndësishme është që të konstituohet Kuvendi i Kosovës. Dhe zoti Kurti në këto katër javët e fundit e ka rrënuar sistemin demokratik në Kosovë, e ka shfuqizuar vullnetin politik, e ka suprimuar përfaqësimin politik. Ne nuk jemi më deputetë të Kuvendit të Kosovës, jemi vetëm përfaqësues të popullit, dhe i ka suprimuar, i ka shfuqizuar institucionet e Kosovës. Asnjëherë zgjedhja e presidentit nuk është e ndërlidhur me konstituimin apo moskonstituimin e Kuvendit. Dhe të vetmen mundësi që ai e ka është që, nëse nuk dëshiron që ta bëjë shkeljen e dytë mbas 6-7 shtatorit, do të doja në këtë javë ta konstituon Kuvendin e Kosovës”, tha Hoxhaj për Ekonomia Online.

Hoxhaj ka thënë se shkelja kushtetuese tashmë ka ndodhur dhe se PDK-ja do t’i dërgojë në Gjykatën Kushtetuese edhe procesin e konstituimit të Kuvendit, formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit.

“Për ne, puçi i parë kushtetues ka ndodhur dhe kur do që do të zgjidhet presidenti i vendit në këtë vend, ne do ta çojmë në Gjykatë Kushtetuese edhe konstituimin e Kuvendit, edhe formimin e Qeverisë, edhe presidentin e ardhshëm, se s’mundet të ndodhë që fillimisht mbahen zgjedhjet, tani janë 4-5 javë puç kushtetues dhe pastaj ne mbi puçin kushtetues të zgjedhim dikë president apo kryetar Kuvendi. Ne kemi një situatë politike që për herë të parë kemi përfunduar një proces zgjedhor dhe tash pa pritë mbas e kemi krijimin e institucioneve të reja. Ne kemi pasur tri palë zgjedhje, sepse zoti Kurti s’ka pasur vullnet politik që të bëjë marrëveshje politike, që të ketë dialog politik. Dhe Partia Demokratike e Kosovës nuk i nënshtrohet Albin Kurtit sot, nesër, asnjëherë”, tha ai.

Hoxhaj ka deklaruar se Kosova nuk është më në një situatë normale demokratike dhe se është cenuar rendi kushtetues.

“Unë mendoj se çfarë kemi të bëjmë në këtë vend është që ky vend më nuk është demokraci. Republika parlamentare dhe sistemi ynë politik janë shuar. Sistemet politike nuk janë të dhëna, nuk janë të garantuara përherë dhe ne e shohim rivendosjen e demokracisë, rikthimin e rendit kushtetues vetëm kur të konstituohet Kuvendi. Njëherë për njëherë, këtu ka vetëm një rend politik personal të Albin Kurtit dhe nuk ka rend kushtetues të Republikës së Kosovës. Temat e tjera nuk na interesojnë për pa u konstituar Kuvendi, se nuk ka institucion nga i cili buron vullneti i popullit sikurse është Kuvendi i Kosovës. Prandaj ky vullnet i popullit është shkelur”, u shpreh Hoxhaj.

Hoxhaj është deklaruar edhe për vendimin e Gjykatës lidhur me ish-krerët e UÇK-së, duke thënë se kjo çështje, sipas tij, tejkalon debatin aktual politik për krijimin e institucioneve.

“Së pari, mendoj që vendimi i Gjykatës për ta rikthyer një drejtësi, e cila ka qenë një padrejtësi në këto 6 vjetët e fundit se ata njerëz, ata çlirimtarë të UÇK-së dhe themelues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shtetit të Kosovës janë marrë peng, është një ngjarje e cila tejkalon debatin që kemi ne se kush mund të jetë president, kush mund të jetë kryetar Kuvendi, kush mund ta formojë qeverinë e ardhshme dhe cili është roli i partive politike. Mendoj që kjo ngjarje ka të bëjë me historinë tonë, me identitetin tonë, me luftën tonë të shenjtë, me të kaluarën tonë, por edhe me të ardhmen tonë. Se unë jam i bindur që vendimi që do ta sjellë Gjykata do të ketë pasoja marramendëse pozitive për vendin në planin e brendshëm dhe në planin e jashtëm. Por do të jetë një vendim të cilin shteti i Kosovës duhet ta përdorë se si do të vazhdojë tutje ta ngrejë shtetësinë e tij”, tha ai.

Sa i përket mundësisë së rikthimit të Hashim Thaçit në pozitën e presidentit, Hoxhaj ka thënë se vendimi i takon këtij të fundit, ndërsa ka bërë të ditur se deputetët e PDK-së do ta mbështesnin atë.

“Mandej i takon zotit Thaçi se si do të deklarohet, se si e sheh raportin e tij me pozitën e presidentit. Natyrisht që çdo deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, jo që do ta jepte nënshkrimin, po do të votonte me të dy duart në Kuvendin e Kosovës që zoti Thaçi të jetë president. Por fillimisht ta presim vendimin e Gjykatës”, deklaroi ai.

Hoxhaj ka thënë se Kosova ka qenë viktimë e gjeopolitikës gjatë gjashtë viteve të fundit.

“Jemi në fazën e fundit, finale, dhe kemi qenë viktimë e gjeopolitikës në këto 6 vjetët e fundit. Ka qenë një persekutim jo vetëm ndaj ushtrisë çlirimtare të Kosovës, po ndaj shtetit të Kosovës, ndaj të kaluarës tonë, ndaj të ardhmes tonë, dhe mbi këtë vendim ne duhet të marrim qëndrime se si do të duket angazhimi i ardhshëm i zotit Thaçi”, theksoi në fund Hoxhaj.

JU REKOMANDOJMË

Gucati: Nëse dënohen krerët e UÇK-së, nuk rrimë duarkryq

Gucati: Nëse dënohen krerët e UÇK-së, nuk rrimë duarkryq
04/09/2026 - 09:42

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka paralajmëruar protesta të mëdha në rast se ish-krerët e UÇK-së shpallen fajtorë nga Gjykata Speciale në...

Më shumëDetails

Hamiti: Qysh 6 deputetë po e dërguakan vendin në zgjedhje, kur Kuvendi i ka 120 deputetë?

Hamiti: Qysh 6 deputetë po e dërguakan vendin në zgjedhje, kur Kuvendi i ka 120 deputetë?
04/09/2026 - 09:27

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti, ka komentuar kritikat që po u bëhen 6 deputetëve të LDK-së, të cilët kanë kundërshtuar votimin e Bekim Sejdiut për...

Më shumëDetails

Ky është i dyshuari i arrestuar dje për kr’ime lufte – dyshohet për përfshirje në rastin “Grupi i Intelektualëve”

Ky është i dyshuari i arrestuar dje për kr’ime lufte – dyshohet për përfshirje në rastin “Grupi i Intelektualëve”
04/09/2026 - 09:16

I arrestuari i djeshëm për krime lufte në Kosovë është Radisav Kostoviq, rreth 62 vjeç, i cili dyshohet për krime lufte kundër popullatës civile, në kuadër të hetimeve...

Më shumëDetails

Trump paralajmëron Evropën: SHBA do të kërkojë pagesë për armët e dërguara në Ukrainë

Trump paralajmëron Evropën: SHBA do të kërkojë pagesë për armët e dërguara në Ukrainë
04/09/2026 - 08:37

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, la të kuptohej se do t’u kërkonte vendeve evropiane të paguanin Washingtonin për ndihmën ushtarake dhe municionet e dërguara më parë në Ukrainë,...

Më shumëDetails

Deda me kritika për Abdixhikun: Hera e parë që një kryetar i LDK-së sulmon gjysmën e partisë

Deda me kritika për Abdixhikun: Hera e parë që një kryetar i LDK-së sulmon gjysmën e partisë
04/09/2026 - 08:29

Analisti politik, Ilir Deda ka kritikuar qasjen e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas vendimit të gjashtë deputetëve për të mos e përkrahur kandidaturën për president të Bekim...

Më shumëDetails

PDK dhe Aleanca bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë, aksioni i janë bashkuar aktivistë e asamblistë të PDK-së nga Prizreni e Suhareka

PDK dhe Aleanca bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë, aksioni i janë bashkuar aktivistë e asamblistë të PDK-së nga Prizreni e Suhareka
04/09/2026 - 08:08

Për të katërtën javë me radhë, deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Aleancës kanë vazhduar aksionin e tyre para ndërtesës së Qeverisë, duke kërkuar vazhdimin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kush është Blerina Maloku? Policia e Kosovës ende në kërkim të 22-vjeçares nga Vushtrria

    Kush është Blerina Maloku? Policia e Kosovës ende në kërkim të 22-vjeçares nga Vushtrria

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • 5 të arrestuar pas ngjarjes së rëndë në hotelin në Vlorë, mes tyre edhe një shtetas kosovar (Emri)

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • “Burrnia është me dalë vetë”, ish banori i BBK reagon për rastin Edi-Jozi

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Deputeti i LDK-së publikon pagën që i është deponuar në llogari: Për besë keq

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “S’di qysh kom me vazhdu…”, motra e Laurentit me fjalë rrëqethëse pas varrimit

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë