Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve Teknikë, Jusuf Azemi, ka thënë se greva në Prishtinë do të vazhdojë derisa punëtorëve t’u paguhen pagat e prapambetura.
Duke folur në “Ora 7” në Klan Kosova, Azemi tha se punëtorët po përballen me presion për t’u kthyer në shkolla.
“Pa i paguar komplet muajin gusht dhe ditët e muajit korrik, ne nuk do t’i kthehemi punës”, deklaroi ai.
Azemi tha se sindikata është tërhequr nga marrëveshja e mëhershme me DKA-në, duke e akuzuar këtë të fundit për mosrespektim të marrëveshjes.
Ai kërkoi që punëtorëve t’u garantohet paga prej 500-eurosh.
Ai shtoi se nuk do të ketë më bisedime me institucionet derisa të paguhen pagat e korrikut e gushtit dhe të zbatohet paga prej 500-eurosh.













