Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Videoja e manipuluar ndaj Lirim Mehmetaj, avokati Koci: Personat përgjegjës do t’i dorëzohen Policisë

04/09/2026 - 11:10
në Lajme
A A
Videoja e manipuluar ndaj Lirim Mehmetaj, avokati Koci: Personat përgjegjës do t’i dorëzohen Policisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Avokati i gazetarit Lirim Mehmetaj, Arianit Koci, ka njoftuar se do ta paraqesë në Policinë e Kosovës rastin e një videoje të manipuluar, e cila sipas tij është shpërndarë në rrjetet sociale me qëllim të dëmtimit të reputacionit të klientit të tij.

Koci ka deklaruar se videoja origjinale ishte publikuar rreth një vit më parë dhe kishte të bënte me një adresë të paraqitur si seli qendrore e partisë Guxo. Sipas tij, videoja tash është përpunuar me efekte dhe është publikuar në një formë që krijon përshtypjen se Lirim Mehmetaj po përdor substanca narkotike.

Avokati e ka cilësuar këtë pretendim si të pavërtetë, duke thënë se një situatë e tillë nuk ka ndodhur dhe se montazhi përbën përpjekje për dëmtimin e karakterit dhe integritetit personal e profesional të gazetarit.

Koci ka paralajmëruar se personat që, sipas tij, janë përfshirë në këtë rast tashmë janë identifikuar dhe se provat do t’i dorëzohen Policisë së Kosovës. Ai ka kërkuar gjithashtu që roli dhe veprimet e secilit person të hetohen deri në fund.

Në anën tjetër, vetë Lirim Mehmetaj ka reaguar lidhur me videon, duke thënë se Vetëvendosja sipas tij është marrë më herët me manipulime të videove dhe fotografive të tij. Mehmetaj ka deklaruar se zakonisht i ka lënë pa reagim raste të tilla, duke kërkuar nga publiku që të shohë videon e plotë për të kuptuar të vërtetën.

Megjithatë, ai ka thënë se këtë herë do ta ndjekë çështjen deri në fund, duke e cilësuar montazhin e fundit si një manipulim që ka kaluar çdo kufi.

Rasti pritet të marrë tash edhe rrugë institucionale, pas paralajmërimit të avokatit Koci se çështja do t’i dorëzohet Policisë së Kosovës për hetim.

JU REKOMANDOJMË

Jashari paralajmëron reagim në rast të një vendimi politik në Hagë, thotë se kush e fyen UÇK-në, fyen edhe shtetësinë e Kosovës

Jashari paralajmëron reagim në rast të një vendimi politik në Hagë, thotë se kush e fyen UÇK-në, fyen edhe shtetësinë e Kosovës
04/09/2026 - 11:55

Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të Luftës së UÇK-së dhe Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së kanë mbajtur një konferencë për media lidhur me organizimin e protestës...

Më shumëDetails

Aksion në Rezallë të Zubin-Potokut, nis rrënimi i objekteve pa leje

Aksion në Rezallë të Zubin-Potokut, nis rrënimi i objekteve pa leje
04/09/2026 - 11:43

Një aksion ka nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Rezallë të Zubin-Potokut, ku po bëhet rrënimi i disa objekteve të ndërtuara pa leje....

Më shumëDetails

Zemaj lë të kuptohet se “gjashtëshja” mund të mos jetë e vetme në kundërshtimet ndaj Abdixhikut

Zemaj ngre alarmin, paralajmëron largimin e mbi 1 mijë mjekëve nëse s’reagon MSH-ja
04/09/2026 - 11:12

Deputeti i zgjedhur i LDK’së, Armend Zemaj, një prej deputetëve që ka dalë kundër emrit të Bekim Sejdiut për president, në një intervistë në Pressing të enjten, ka...

Më shumëDetails

Kosova në ngërç institucional, “Serbs for Trump” mobilizohet në SHBA – aktivitet politik në Dallas

Kosova në ngërç institucional, “Serbs for Trump” mobilizohet në SHBA – aktivitet politik në Dallas
04/09/2026 - 11:00

Kosova vazhdon të mos ketë institucione të reja pas zgjedhjeve të qershorit, me president në detyrë, pa kryetar të ri të Kuvendit, me kryeministër në detyrë dhe me...

Më shumëDetails

Suedia në alarm nga kërcënimi rus: Duan të na bëjnë të ndihemi të pasigurt

Suedia në alarm nga kërcënimi rus: Duan të na bëjnë të ndihemi të pasigurt
04/09/2026 - 10:59

Suedia përballet me një “kërcënim të lartë” të lidhur me luftën hibride ruse, e cila synon dobësimin e mbështetjes për Ukrainën. Paralajmërimi është bërë nga kreu i Shërbimit...

Më shumëDetails

Prokuroria Speciale dorëzon sot një aktakuzë për krimet e luftës në Prekaz

Prokuroria Speciale dorëzon sot një aktakuzë për krimet e luftës në Prekaz
04/09/2026 - 10:48

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë një konferencë për media lidhur me dorëzimin e një aktakuze për krime lufte të kryera...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kush është Blerina Maloku? Policia e Kosovës ende në kërkim të 22-vjeçares nga Vushtrria

    Kush është Blerina Maloku? Policia e Kosovës ende në kërkim të 22-vjeçares nga Vushtrria

    164 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 41
  • 5 të arrestuar pas ngjarjes së rëndë në hotelin në Vlorë, mes tyre edhe një shtetas kosovar (Emri)

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • 2 minuta e 50 sekonda: Edi u ndalua me shenjën STOP të policisë, del video e plotë pa ndërhyrje

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • “Burrnia është me dalë vetë”, ish banori i BBK reagon për rastin Edi-Jozi

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Deputeti i LDK-së publikon pagën që i është deponuar në llogari: Për besë keq

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë