Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 4”, Bia Khalifa, ka tërhequr së fundmi vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale me një postim që ka nxitur mjaft kureshtje.
Përmes një videoje të publikuar mbrëmë në Instastory, ajo ka ndarë një moment privat krah partnerit të saj të ri.
Në videon e realizuar gjatë një xhiroje natën, Bia ka zgjedhur të tregohet e kujdesshme duke mos ua zbuluar tërësisht portretin ndjekësve.
Megjithatë, mbishkrimi që shoqëronte pamjet: “Udhëtim natën me të dashurin tim”.
Përmes këtij postimi me një mbishkrim romantik dhe zemrën e zezë vendosur mbi pamje, Bia ka konfirmuar se është në një lidhje dashurie.
Megjithatë, identiteti i djalit që i ka marrë zemrën vazhdon të mbetet një mister për publikun.














