Sot në ora 11:00 do të vazhdojë seanca për konstituuimin e Kuvendit.
Kjo seancë vjen pas asaj të ndërprerë me datën 6 giusht si pasojë e mos-arritjes së një marrëveshjeje për Presidentin.
Në këtë seancë, Partia Demokratike e Kosovës pritet të propozojë Vlora Çitakun për pozitën e nënkryetares së Kuvendit.
Kështu ka konfirmuar Blerta Deliu nga ky subjekt poliitk.
“Po, Vlora Çitaku do të propozohet për nënkryetare të Kuvendit ” konfirmoi Deliu për “Gazeta Blic”.
Seanca e sotme konstituive e Kuvendit vjen pas një periudhe të gjatë bllokade institucioanle në vend.
Në rend dite janë zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.













