Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Memli Krasniqi: Albin Kurti i ka mbyllur dyert e shkollave, po refuzon të takohet me Rrahmanin por jo me Vuçiqin

08/09/2022 - 22:31
në Lajme
A A
“Krizë e madhe”, Memli Krasniqi: Në prill, maj e qershor qytetarët të mos i paguajnë kreditë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, sonte, në emisionin “Contex” në ATV, ka thënë se ai që i ka mbyllur dyert e shkollave është pikërisht Kryeministri Kurti.

Refuzimi i tij për të takuar Rrahman Jashar, ndërkaq që takohet me Aleksandër Vuçiqin, është krejt e pakuptueshme.

“Refuzimi për takimi nga ana e Kryeministrit është refuzim për të mos u takuar me askënd. Ai nuk po refuzon vetëm kur po e thërrasin të takohet me Vuçiqin. Pse bën të takohesh me Aleksandër Vuçiqin e Serbisë e nuk bën të takohesh me Rrahman Jasharaj e SBASHK-ut? Ky është udhëheqësi që e kanë zgjedhur SBASHK-u, edhe nëse nuk i pëlqen Albin Kurtit. As mua nuk më pëlqen Kryeministri i Kosovës por e kanë zgjedhur qytetarët – duhet me respektu. Ashtu siç duhet ta respektojmë zotëri Hykollin, që është udhëheqës i BSPK-së. Në momentin kur i refuzon për takim, e çka është më e keqja, tenton me zhvendosë konfliktin duke i nënçmuar në mënyrën më të egër, për mua është problem”, ka thënë Krasniqi.

Më tej, lideri i PDK ka thënë se tendenca me e reduktu dhe thjeshtëzu grevën, atë që e bën mirë Albin Kurti, është tendencë për të mos kryer punë dhe për të ndryshuar njërën palë.

“Pse ka ndodhur greva? Kjo është pyetja. Pse ka ndodhur greva? Ajo që kemi dëgjuar nga BSPK-ja, qoftë nga SBASHK-u apo sindikata e administratës publikë është se nuk ka dialog social. Ka një refuzim të plotë nga ana e kryeministrit për të diskutuar me grupet e interesit, në këtë rast edhe në sindikatë. I njëjti njeri që gjithmonë i ka mbështetur, duke u thirrur si social-demokrat, dhe që ka deklarime që iu kanë shfaqur këto ditë se ka qenë eksplicit në mbështetje të tyre, e tash ka refuzim edhe për ti takuar”, ka thënë Krasniqi.

Kryetari i PDK-së foli edhe për shantazhin, siç e quajti ai, që Qeveria u bëri komunave dhe punëtorëve të administratës duke u kërkuar listat e grevistëve. Ndërkaq, sipas tij, nuk po ua ndalë pagat 199 serbëve që marrin pagë nga Qeveria pa dalë asnjë ditë në punë.

“Tendenca me i shantazhu sindikalistët përmes ndaljes së pagave është tendencë e pambajtur mend që nga vitet 90-ta. 199 qytetarë të komunitetit serb i paguan Qeveria e Kosovës pa dalë në punë asnjëherë. Rreth 1 milion euro. Pse nuk ua kërkon atyre listat. Kjo Qeveria e ndryshimit po del vetëm për të keq. E kjo Qeveria e ndryshimit i kërcënoi shqiptarët deri me datën pesë, duke ua kërkuar listat për tua hequr meditjet nga pagat. Shantazh për muajin e ardhshëm, që nëse qëndrojnë tërë muajin në grevë, të mos kenë mjete të paguajnë kreditë, të mos mund ti blejnë rrobat për fëmijët e tyre, ushqimin për familje etj. Ata i ka kërcënuar. E 199 serbët e Veriut? E ata pse nuk po i pyet kur vini ju në punë? Pse nuk kërkon Albin Kurti dhe Hekuran Murati evidencë për punën e tyre? Është e padrejtë! Mbi të gjitha, është jo njerëzore. Edhe në të kaluarën ka pasur greva, ligjet kanë qenë të njëjta. Askujt nuk i ka shkuar as ndërmed ti shantazhoj. Ne jemi duke kërkuar që tua rrisim pagat, jo tua zvogëlojnë”, ka thënë Krasniqi.

Duke folur për Ligjin për Pagat i cili po proklamohet nga Qeveria se do të vijë së shpejti, Krasniqi ka thënë se as kjo nuk është zgjidhje për dimrin e vështirë që po i pret qytetarët tanë.

“Ligji për pagat kërkon minimumi 1 vjet në skenarin më të mirë. Ne jemi duke pyetur se çka të bëjnë qytetarët në këtë dimër? Kur Albin Kurti ua ka rritur tarifat e rrymës për 200 për qind ndërkaq çmimet e produkteve ushqimore janë shumëfishuar. Çfarë të bëjnë ata këtë dimër, jo pas një viti”, ka thënë ai.

JU REKOMANDOJMË

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
01/09/2026 - 09:49

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...

Më shumëDetails

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë