“Për mua, si juriste, është e qartë. Janë vetëm gjashtë muaj ku mund të zëvendësohet presidenti apo presidentja, jo ushtruesi i detyrës së presidentit. Zonja Haxhiu ka qenë ushtruese e detyrës së presidentes dhe tash është zgjedhur kryetare e Kuvendit. Ajo përsëri kthehet në rolin e ushtrueses së detyrës së presidentit”, tha Daka në Klan Kosova.
Ajo tha se Haxhiu nuk merr një mandat të ri gjashtëmujor pas 4 tetorit, kur përfundon mandati i saj si ushtruese e detyrës së presidentes, pasi nuk bëhet fjalë për zëvendësimin e një presidenti të ri, por për rikthimin e saj në të njëjtin rol.
“Mirëpo ajo nuk merr mandat prej gjashtë muajve, sepse ajo nuk po e zëvendëson presidentin, ajo po e zëvendëson në fakt vetveten, po e zëvendëson ushtruesen e detyrës së presidentit. Janë vetëm gjashtë muaj nga momenti kur ajo ka filluar”, deklaroi Daka.













