Kurti ka thënë se parku, me 12 turbina nga 6.1 megavatë, pritet të prodhojë rreth 185 GWh energji të pastër në vit, duke mbuluar nevojat vjetore të rreth 45 mijë familjeve.
Sipas tij, nga ky kapacitet Kosova pritet të kursejë mbi 27 milionë euro në vit.
Ai ka falënderuar kompaninë EV Wind Park, si dhe partnerët Çalık Renewables dhe Eurokos Holding, për realizimin e projektit.












