
Komuna e Vushtrrisë do të riformatohet brenda ekzekutivit të saj së shpejti, kështu duket të ketë vendosur kryetari i kësaj komune, Ferit Idrizi, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Veriu.info ka mësuar nga burimet e saj se do të keë lëvizje të drejtorëve nëpër drejtori e drejtorë të rinj që do të drejtojnë dikastere brenda komunës.
Albanez Tahiraj pritet të kalojë nga drejtoria e Kadastrit në drejtorinë e Prokurimit.
Remzi Ahmeti kalon nga drejtoria e Financave në drejtimin e Kadastrit.
Veriu.info mëson se drejtor i Financave do të emërohet Isuf Jashari, njëri prej njerëzve më me përvojë në Kosovë në fushën e financave.
Jashari ishte drejtor i Financave gjatë gjithë viteve që komuna e Vushtrrisë u drejtua nga Bajram Mulaku, kurse nga viti 2019 deri muajin e kaluar ishte drejtor i Financave në kompaninë e Ujësjellësit “Mitrovica”.
Veriu.info mëson se këto ndryshime do të zyrtarizohen ditën e hënë./Veriu.info/










