Deputeti i Parlamentit Evropian, Adnan Dibrani, i cili është me prejardhje nga Mitrovica, ka reaguar pas dënimit të 4-shes së UÇK-së sot nga Gjykata Speciale.
Ai thotë se aktgjykimi i sotëm është i dhimbshëm dhe se mendja e zemra e tij sot janë me gjithë ata që po e perjetojnë rëndë këtë ditë të vështirë, raporton Veriu.info.
Postimi:
Aktgjykimi i sotëm është i dhimbshëm për Kosovën dhe thellësisht personal për shume prej nesh që i kemi rrënjët atje.
Ky është një aktgjykim i shkallës së parë dhe e drejta e ankesës duhet të respektohet plotësisht.
Mendja dhe zemra ime sot është me familjet dhe me të gjithë ata që po e perjetojnë rëndë këtë ditë të vështirë.
Qëndroj përkrah popullit të Kosovës me dinjitet, solidaritet dhe përkushtim të palëkundur ndaj së vërtetës
Lufta e Kosoves për liri ishte e drejtë.















