Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Historiani Clewing: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së s’e merr parasysh sa duhet strukturën e një lufte guerile

17/09/2026 - 08:28
në Lajme
A A
Historiani Clewing: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së s’e merr parasysh sa duhet strukturën e një lufte guerile
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

A e ndryshon vendimi i Hagës mënyrën si duhet parë UÇK-ja? Historiani Konrad Clewing flet për fajin individual, luftën e Kosovës dhe kufijtë e gjykimit historik.

DW: Zoti Clewing, Gjykata Speciale i shpalli Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin fajtorë për krime lufte, ndërsa i liroi nga akuzat për krime kundër njerëzimit. Si e vlerësoni këtë vendim si historian?

Konrad Clewing: Nga njëra anë, gjykata arriti më mirë se prokuroria të dallojë përgjegjësinë individuale të të akuzuarve. Prokuroria kishte kërkuar nga 45 vjet burg për secilin prej të katërve. Gjykata tani bën një diferencim më të madh dhe arrin në dënime shumë të ndryshme. Megjithatë, për mua si historian mbetet një vështirësi themelore. Gjykata vazhdon të punojë me konceptin e “Joint Criminal Enterprise”, pra të një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale. Dhe këtu, sipas meje, ekziston rreziku që përgjegjësia individuale dhe përgjegjësia e një grupi të shkrihen sërish me njëra-tjetrën. Dhe sipas mendimit tim, vendimi nuk e merr sa duhet parasysh strukturën e veçantë të një lufte guerile.

DW: Në ç’kuptim?

Clewing: Një pikë që mua, si historian, më duket veçanërisht e çuditshme është kjo: në rastin e Thaçit, gjykata cakton një dënim individual prej 15 vjetësh për arrestim dhe privim lirie të paligjshëm ose arbitrar. Këtë e konsideroj historikisht të rëndësishme. Si mund të veprojë ushtarakisht një forcë guerile që nuk mund të marrë askënd rob?

Një pikë e dytë lidhet me dënimin e Rexhep Selimit. Sipas mënyrës se si e lexoj unë arsyetimin e vendimit, atij i atribuohet përgjegjësi edhe për faktin se ka marrë pjesë në ndarjen e zonave operative dhe, si rrjedhojë, edhe për burgjet e paligjshme që ekzistonin në këto zona. Si historian, këtu shoh një problem: vetë fakti që dikush ka marrë pjesë në ndarjen e zonave ushtarake nuk mund të përbëjë krim në vetvete. Vendimtare është se çfarë përgjegjësie konkrete ka pasur ai për burgjet e paligjshme dhe për krimet e kryera aty.

Interesante ishte edhe se gjatë caktimit të dënimit, gjykatësi tha se lartësia e dënimeve duhet të japë edhe një sinjal për komunitetin ndërkombëtar dhe jurisprudencën ndërkombëtare. Natyrisht, është e rëndësishme të thuhet: dhuna e paligjshme dhe vrasjet ndëshkohen. Por nuk mund të jetë qëllimi që luftërat partizane dhe guerile të bëhen praktikisht të pamundura. Përndryshe, edhe dikush që bën rezistencë për një kauzë sado të drejtë do ta kishte pothuajse të pamundur të merrte përgjegjësi ushtarake në një luftë guerile.

DW: Zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ministri i Brendshëm, Ivica Dačić, e sheh këtë vendim si dëshmi se UÇK-ja ka qenë një “organizatë kriminale dhe terroriste”. A fiton me këtë vendim më shumë peshë edhe narrativa e Milosheviçit për luftën?

Clewing: Vetë gjykata thotë se nuk ka gjykuar legjitimitetin e luftës. Dhe ajo nuk është përpjekur as t’i vërë krimet e UÇK-së në peshore me krimet e forcave serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës. Ky vendim përcakton përgjegjësinë individuale të personave konkretë. Nga kjo nuk mund të nxirret automatikisht një vlerësim historik për gjithë luftën. Edhe pavarësia e Kosovës, sipas meje, nuk preket në legjitimitetin e saj nga ky vendim. Shumica shqiptare në Kosovë, pas viteve të represionit, kishte arsye shumë të forta për të mos dashur më të ishte pjesë e Serbisë. Në këto arsye historike vendimi nuk ndryshon asgjë.

DW: Gjermania i ka mbështetur politikisht dhe financiarisht Dhomat e Specializuara të Kosovës. A çon ky vendim tani në një rivlerësim të bashkëpunimit të atëhershëm të Perëndimit me UÇK-në?

Clewing: Së pari duhet parë kronologjia. Pjesa dërrmuese e veprave për të cilat ata janë dënuar tani kanë ndodhur në pranverën e vitit 1999. Para kësaj, me sa shoh unë, kishte vetëm pak raste relevante. Nëse do të thoshim se që atëherë duhej thënë: me ju nuk bashkëpunojmë, sepse jeni kriminelë, atëherë do ta bënim kusht për bashkëpunimin që një palë në luftë t’i kishte duart krejtësisht të pastra. Në një luftë është praktikisht e pamundur t’i mbash duart krejtësisht të pastra. Prandaj edhe këtu duhet parë dinamika e përgjithshme e luftës: kronologjia, krimet e palëve të ndryshme dhe pyetja se me kë bashkëpunon në këto rrethana dhe kujt i jep mbështetje.

Konrad Clewing është historian i Evropës Juglindore në Institutin Leibniz për Studime të Evropës Lindore dhe Juglindore në Regensburg. Ai është ekspert për Kosovën dhe historinë e Ballkanit Perëndimor.

JU REKOMANDOJMË

Vulin tentoi të arratisej për në Moskë, mediumi serb zbulon prapaskenat- Si u rikthye aeroplani nga Lituania në Beograd?

Vulin tentoi të arratisej për në Moskë, mediumi serb zbulon prapaskenat- Si u rikthye aeroplani nga Lituania në Beograd?
04/11/2026 - 07:55

Avioni i kompanisë “Air Serbia”, i cili ishte nisur mbrëmjen e së martës nga Beogradi drejt Moskës, ka ndryshuar drejtimin gjatë fluturimit dhe është kthyer në Beograd. Sipas...

Më shumëDetails

Demokratët marrin kontrollin e Kongresit amerikan nga zgjedhjet e mesmandatit

Demokratët marrin kontrollin e Kongresit amerikan nga zgjedhjet e mesmandatit
04/11/2026 - 07:51

Demokratët kanë marrë kontrollin e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve, duke marrë kontrollin e Kongresit për pjesën e mbetur të presidencës së Donald Trumpit. Zgjedhjet e mesit të...

Më shumëDetails

Costa: Kosova mund të përparojë dhe të përshpejtojë reformat drejt BE-së

Costa: Kosova mund të përparojë dhe të përshpejtojë reformat drejt BE-së
03/11/2026 - 22:47

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka deklaruar se e ardhmja e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor është brenda Bashkimit Evropian, duke theksuar se Kosova, Maqedonia e...

Më shumëDetails

Sindikata e pranon: Që nga viti 2021, Policia nuk është pajisur me uniforma të rregullta

Sindikata e pranon: Që nga viti 2021, Policia nuk është pajisur me uniforma të rregullta
03/11/2026 - 22:40

Një komunikim në një grup privat mes policëve shpërfaqi gjendjen e mjerueshme në logjistikën e Policisë së Kosovës. Kësaj radhe, problemi lidhej me uniformat. Aty kërkohej që të...

Më shumëDetails

Rrustem Mustafa: Ka akterë në VV dhe PDK që e shohin të mundshëm koalicionin

Rrustem Mustafa: Ka akterë në VV dhe PDK që e shohin të mundshëm koalicionin
03/11/2026 - 22:30

Rrustem Mustafa, i njohur si Remi, ka deklaruar në emisionin Pressing se ka akterë brenda Lëvizjes Vetëvendosje (VV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) që e shohin të...

Më shumëDetails

“Nuk e di pse asht kthy ai ligj – Nuk mundet me u kthy ma keq se qysh asht ba”, Rrustem Mustafa për Ligjin për Specialen

“Nuk e di pse asht kthy ai ligj – Nuk mundet me u kthy ma keq se qysh asht ba”, Rrustem Mustafa për Ligjin për Specialen
03/11/2026 - 22:17

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrustem Mustafa, ka folur në emisionin Pressing lidhur me Ligjin për Gjykatën Speciale, duke shprehur paqartësi për arsyen e kthimit të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kur do ta kemi një dasmë nga Leonora Jakupi?

    Leonora Jakupi ndahet nga burri pas 10 vitesh? Këngëtarja reagon ashpër (foto)

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Deklarimi i Demirit në Polici: Dy trupat i gjeta në dhomë, s’jam fajtor

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Inskenoi vjedhjen e mbi 100 mijë eurove, ky është pronari i depove të armëve që u arrestua nga policia

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Kurti emëron zv.ministren e Shëndetësisë

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Gazetarja e njohur: Një ministër më propozoi marrëdhënie treshe në hotel

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë