Demokratët kanë marrë kontrollin e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve, duke marrë kontrollin e Kongresit për pjesën e mbetur të presidencës së Donald Trumpit.
Zgjedhjet e mesit të mandatit, të cilat përfunduan të martën, pasqyruan pakënaqësinë e thellë të votuesve për çmimet e larta, luftën në Iran dhe shqetësimet lidhur me korrupsionin në qeveri.
Kontrolli demokratik i Kongresit do të ndryshojë rrënjësisht dy vjetët e fundit të mandatit të Trumpit dhe pritet t’ia vështirësojë zbatimin e agjendës së tij, përfshirë edhe synimin për të ruajtur orientimin konservator të Gjykatës Supreme.
Trumpi ka premtuar se do ta përdorë të drejtën e vetos për të bllokuar agjendën e demokratëve, duke paralajmëruar mundësinë e një bllokade politike në Uashington.
Demokratët ndoqën një rrugë të jashtëzakonshme drejt fitores në Senat, duke arritur sukses edhe në disa prej shteteve më konservatore të vendit
Josh Turek mposhti përfaqësuesen Ashley Hinson në Ioëa, ndërsa Adam Hamilton mundi senatorin Roger Marshall në Kansas, si pjesë e një vargu fitoresh befasuese. James Talarico mposhti Ken Paxton në Teksas, Annie Andreës arriti një fitore të papritur ndaj Darline Graham në Karolinën e Jugut, Sherrod Broën mposhti senatorin Jon Husted në Ohio, ndërsa Roy Cooper fitoi një vend vakant në Karolinën e Veriut.
Senatori demokrat Jon Ossoff fitoi një mandat të ri në Gjeorgji, duke mposhtur përfaqësuesin Mike Collins dhe duke ua mohuar republikanëve një vend që ata dikur e konsideronin si një nga mundësitë kryesore për ta fituar.
Përfaqësuesi Chris Pappas fitoi garën për Senat në New Hampshire, duke mposhtur ish-senatorin John Sununu dhe duke zënë vendin e senatores demokrate Jeanne Shaheen, e cila po largohet nga detyra.
Në Dhomën e Përfaqësuesve, demokratët kanë marrë kontrollin, pasi mposhtën gjashtë republikanë në garat kryesore zgjedhore. Përfaqësuesi republikan Tom Kean nga New Jersey dhe tre republikanë në Pensilvani, Ryan Mackenzie, Scott Perry dhe Rob Bresnahan, humbën garat për rizgjedhje. Ndërkohë, demokratët fituan vende që kishin mbetur vakante në Karolinën e Veriut dhe në Kentucky.
Presidenti amerikan i kanë thënë Fox News se demokratët “kishin bërë një punë të mirë.
Këto zgjedhje do të ndryshojnë ndjeshëm balancën e pushtetit në Washington. Demokratët kishin hyrë në ditën e zgjedhjeve me optimizëm të kujdesshëm, ndërsa vëzhgonin republikanët që, në javët e fundit të fushatës, investuan dhjetëra miliona dollarë në shtete dhe zona zgjedhore që Trump i kishte fituar me diferencë të madhe dy vjet më parë.
Ata gjithashtu panë Trumpin duke zhvilluar fushatë në disa prej shteteve më konservatore të vendit.
Demokratët kishin vënë bast se pakënaqësia e qytetarëve për dështimin e Trumpit në frenimin e inflacionit, si dhe perceptimi se ai po përqendrohej më shumë në zbukurimin dhe luksin e kryeqytetit të vendit sesa në lehtësimin e barrës së çmimeve të larta për qytetarët, do ta kthente rezultatin në favor të tyre.















