Sylejman Meholli, ish-nënkryetar i LVV-së në Vushtrri ka njoftuar se sot i është besuar pozita e shefit të grupit parlamentar të VV-së në Vushtrri.
Meholli veç tjerash ka njoftuar se është zgjedhur edhe pjesë e Komitetit për Politikë dhe Financa.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë, të nderuar miq, shumë të respektuar aktivistë e mbështetës!
Sot në seancën e Kuvendit Komunal të Komunës së Vushtrrisë, Grupi Kuvendar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! – Qendra Vushtrri, më ka besuar pozitën e Shefit të Grupit Kuvendar, njëherit përfaqësimin në Komitetin për Politikë e Financa. Dua të falenderojë të gjithë kolegët e grupit për besimin dhe vlerësimin e dhënë.
Si shef i Grupit Kuvendar do të angazhohem që si Grup Kuvendar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! të bëjmë punë ekipore, unike dhe në interes të qytetarëve të Komunës së Vushtrrisë, duke qenë zëri i tyre kryesor opozitar.
Na priftë e mbara!
Me respekt,
Dr. Sylejman Meholli













