Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ç’mund të ndodhë me shtatë figurat e UÇK-së që u përmendën në aktgjykimin e 16 shtatorit?

18/09/2026 - 08:22
në Kryesore, Lajme
A A
Ç’mund të ndodhë me shtatë figurat e UÇK-së që u përmendën në aktgjykimin e 16 shtatorit?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lahi Brahimaj, Fatmir Limaj, Sylejman Selimi, Rrustem Mustafa, Latif Gashi, Shukri Buja dhe Sabit Geci nuk ishin të pandehur, por emrat e tyre u përmendën në aktgjykimin e 16 shtatorit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Gjatë shpalljes së verdiktit dënues për krime lufte ndaj katër ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), trupi gjykues i asaj që njihet edhe si Gjykata Speciale konstatoi se shtatë figurat tjera ishin anëtarë të “ndërmarrjes së përbashkët kriminale”.

Madje, u tha se Limaj, Geci, Mustafa dhe Gashi “ishin zbatues të zellshëm të qëllimit kriminal që kishte në shënjestër kundërshtarët”.

Si e përshkroi Specialja “ndërmarrjen e përbashkët kriminale”?

Trupi gjykues e mbështeti ekzistencën e “qëllimit të përbashkët kriminal” në faktorë si: vrasjet e shqiptarëve të dyshuar si kolaboracionistë dhe të serbëve, komunikatat politike, luftën speciale, qendrat e ndalimit dhe tolerancën, pranimin dhe inkurajimin e krimeve ndaj kundërshtarëve.

Sipas gjyqtarëve, katër ish-udhëheqësit e UÇK-së i kishin caktuar vetes dhe të tjerëve role e pozita, përmes të cilave “kontrolluan zbatimin e qëllimit të përbashkët kriminal”.

“Kriminalizim retrospektiv” i udhëheqjes së UÇK-së

Ish-prokurori i Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (TPNJ), Geoffrey Nice, e quan “të paprecedentë” mënyrën se si Brahimaj, Limaj, Sylejman Selimi, Mustafa, Gashi, Buja dhe Geci u emërtuan në aktgjykimin ndaj katërshes së UÇK-së.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë (REL), ai tregon se në aktgjykime të tilla mund të thuhet se dikush ka “vepruar në kuadër të një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale me persona të panjohur”.

Ndërkaq, avokati i licencuar në Dhomat e Specializuara, Artan Qerkini, thotë për REL-in se trupi gjykues kishte nevojë për “anëtarë” të tjerë si pjesë e këtij “qëllimi të përbashkët”, për t’i lidhur katër të dënuarit me krimet e kryera nga persona të tjerë.

Me këtë konstatim, sipas Nevenka Trompit, hulumtuese e TPNJ-së që ka ndjekur nga afër edhe procesin në rastin “Thaçi dhe të tjerët”, Gjykata Speciale e cilësoi gjithë Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së si pjesëmarrës në “ndërmarrje kriminale”.

“Është një kriminalizim retrospektiv i strukturës qendrore komanduese të UÇK-së si tërësi, në një shkallë që aktgjykimet e vetë TPNJ-së nuk e vërtetuan kurrë”, thotë Tromp për REL-in.

A mund të nisë Prokuroria hetime ndaj shtatëshes?

Në një përmbledhje të aktgjykimit të 16 shtatorit thuhet se shtatë figurat e UÇK-së ranë dakord “për qëllimin e përbashkët kriminal”, por theksohet se atyre nuk u është konstatuar fajësia dhe se gëzojnë prezumimin e pafajësisë.

Edhe avokati Qerkini pohon se fakti që ata përmenden në aktgjykim nuk përbën kallëzim penal për ta.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar i ka pasur këta emra në aktakuzën e vet që nga viti 2020, dhe për gjashtë vjet nuk ka ngritur aktakuzë ndaj tyre”, thotë ai.

Pikëpyetjen nëse shtatë të përmendurit mund të përballen me pasoja juridike, Qerkini thotë se “e mbyll përfundimisht” rasti i Sylejman Selimit, ngase Zyra e Prokurorit të Specializuar i kishte ndërprerë hetimet ndaj tij në shkurt të vitit 2025.

Sipas tij, edhe emrat e tjerë kanë kaluar nëpër procese gjyqësore, dhe këtu thotë se vlen parimi i njohur i të drejtës penale “jo dy herë gjykim për të njëjtën çështje”.

Javë më parë, nga Prokuroria Speciale i thanë REL-it se nuk pranojnë të komentojnë mbi “ekzistencën ose hollësitë e ndonjë hetimi”.

Sipas tyre, mandati i kësaj prokurorie vazhdon “derisa Këshilli i Bashkimit Evropian të njoftojë institucionet e Kosovës se hetimet dhe procedurat përkatëse kanë përfunduar”.

Shukri Buja, i përmendur nga trupi gjykues më 16 shtator, nuk beson se mund të ndiqet, pasi prokurorët e Speciales në vitin 2024 mbyllën hetimet që i kishin nisur ndaj tij pesë vjet më herët.

“Jam rasti i parë që i kanë mbyllur hetimet, dhe në njëfarë forme e kanë shpallur luftën time të drejtë dhe të panjollosur”, shprehet Buja për REL-in.

Ai thotë se nuk e njollos as emërtimi “anëtar i ndërmarrjes së përbashkët kriminale”, ndryshe nga aktgjykimi që, sipas tij, “padrejtësisht” njollosi katër ish-krerët e UÇK-së.

Nëpër çfarë procese kaluan shtatë figurat e UÇK-së?

Disa nga shtatë figurat e përmendura në aktgjykim janë marrë në pyetje nga Prokuroria e Specializuar në Hagë.

Më herët, ata kanë pasur përvoja të ndryshme me drejtësinë për çështje që lidhen me krimet e luftës.

Lahi Brahimaj dhe Fatmir Limaj u gjykuan nga TPNJ-ja, por të dy përfundimisht u shpallën të pafajshëm. Limaj u shpall gjithashtu i pafajshëm në rastet “Kleçka” dhe “Bellanica” në Kosovë.

Sylejman Selimi, Rrustem Mustafa dhe Latif Gashi u dënuan nga gjykatat në Kosovë për krime lufte, ndërsa Selimi më vonë u shpall i pafajshëm në rigjykimin e njërit prej rasteve.

Sabit Geci u dënua në Kosovë për krime lufte ndaj civilëve, ndërsa Buja nuk ka kaluar nëpër ndonjë proces gjyqësor për krime lufte.

Sipas ish-prokurorit Nice, duhet pritur aktgjykimin e plotë për të parë nëse do të ketë një arsyetim pse u përmendën shtatë emrat në rastin ndaj katërshes së UÇK-së./REL/

OSE

JU REKOMANDOJMË

Dyshime për keqpërdorime në kontratën 2 milionëshe me “Caritas Kosova”, Krimet Ekonomike ‘zbarkojnë’ në Komunën e Fushë-Kosovës?

Dyshime për keqpërdorime në kontratën 2 milionëshe me “Caritas Kosova”, Krimet Ekonomike ‘zbarkojnë’ në Komunën e Fushë-Kosovës?
26/11/2026 - 20:43

Hetuesia e Krimeve Ekonomike para disa ditësh ka zbarkuar në Komunës e Fushë Kosovës të udhëhequr nga Valon Prebreza i Vetëvendosjes, raporton portali rajoni.org. Siç mësohet nga burimet...

Më shumëDetails

Super oferta, super kursime në Emona Center!

Super oferta, super kursime në Emona Center!
26/11/2026 - 20:41

Rrjeti i marketeve “Emona Center”, vjen me super zbritje për “Black Friday”, ofertat vlejnë nga data 27 nëntor deri më 03 dhjetor. Postimi: 🛒 Super oferta, super kursime...

Më shumëDetails

Aktgjykimi i plotë: Burgim i përjetshëm për Murselin e Plavën, 30 vjet për Kokallën – zbardhet plani për vr’asjen e Liridonës

Aktgjykimi i plotë: Burgim i përjetshëm për Murselin e Plavën, 30 vjet për Kokallën – zbardhet plani për vr’asjen e Liridonës
26/11/2026 - 20:30

Gjykata e Apelit e Kosovës ka vërtetuar dënimet e shkallës së parë me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit dhe Granit Plavës, si dhe dënimin me 30 vjet...

Më shumëDetails

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, vëllai i të miturit: Ne e dimë kush e bëri, fjalën tonë e mbajtëm, tash është radha…

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, vëllai i të miturit: Ne e dimë kush e bëri, fjalën tonë e mbajtëm, tash është radha…
26/11/2026 - 19:59

Përmes një postimi në Facebook, Brikend Hamzaj, vëllai i Ledion Hamzës, njërit prej tre viktimave të vrasjes së trefishtë në Gllogjan të Deçanit, ka kërkuar drejtësi dhe zbardhjen...

Më shumëDetails

“Kush përfitoi nga përçarjet mes shqiptarëve?”, Nura jep qëndrimin e tij për vrasjet e pasluftës

Nura: LVV po përpiqet të blejë deputetë, PDK s’jep vota për Kurtin
26/11/2026 - 19:32

Tema e vrasjeve të pasluftës është rikthyer në skenën politike në Kosovë, transmeton Gazeta Online Veriu.info. Në emisionin “Ditari” në Tëvë1, për këtë çështje ka folur deputeti i...

Më shumëDetails

Përplasje mes Kurtit dhe Rrahmanit për edukimin seksual, ky i fundit ia përmend vajzën në Norvegji

“Provo t’i mbash mendtë diku tjetër, ndoshta të ndihmon”, Kurti i përgjigjet Rrahmanit rreth orientimit seksual
26/11/2026 - 19:12

Deputeti nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eman Rrahmani, i është përgjigjur kryeministrit Albin Kurti, pas debatit të zhvilluar mes tyre në Kuvend lidhur me...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Aksion i madh i Policisë, FIT-it dhe AKI-së në Prishtinë, arrestohen 3 persona dhe sekuestrohet pasuri mbi 1 milionë €

    Aksion i madh i Policisë, FIT-it dhe AKI-së në Prishtinë, arrestohen 3 persona dhe sekuestrohet pasuri mbi 1 milionë €

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • “E di se kush ia ka vrarë babën”, Besian Mustafa i përgjigjet Xhavit Halitit

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Çka thuhet në aktakuzën ndaj Arberita Mehmetaj, Fadile Dyla, Xhemajl Buzuku, Fehmi Zylfiu e Naim Demiri që dyshohen për dallavere me tender

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Çfarë bëri vjehrra në momentin e vr’asjes? Avokati zbulon detaje ekskluzive se çfarë bëri Nurije Sylaj në ato momente

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Vrasja e trefishtë në Gllogjan, vëllai i të miturit: Ne e dimë kush e bëri, fjalën tonë e mbajtëm, tash është radha…

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë