Ka ardhur dita e finales së madhe të WINFEST 2026. Pas një vere të mbushur me emocione, shpërblime dhe mijëra pjesëmarrës, Emona Center sot përmbyll kampanjën e madhe shpërblyese, me një finale ku do të ndahen edhe 13 çmime, përfshirë çmimin kryesor – Renault Captur.
Finalja zhvillohet sot, më 18 shtator, pas një kampanje që ka zgjatur nga 30 qershori deri më 15 shtator dhe që është zhvilluar në 7 qytete të Kosovës dhe në 19 pika të Emona Center.
Përmes blerjes së produkteve të brendeve pjesëmarrëse, konsumatorët kanë përfituar kuponë për të marrë pjesë në lojën shpërblyese, ndërsa çdo javë WINFEST ka sjellë fitues dhe shpërblime të reja.










