Profesori serb që ligjëron në Universitetin e Readingut në Mbretërinë e Bashkuar, Marko Milanovic, ka pretenduar në një intervistë për televizionin serb “N1” se Zyra e Prokurorit të Specializuar të Hagës ka paraqitur edhe një aktakuzë të re rreth një muaj më parë.
Megjithatë, sipas Milanovicit, kjo aktakuzë është sekrete dhe ende ndodhet në procesin e konfirmimit, ndaj nuk dihet se me çfarë ka të bëjë.
“Para një muaji, prokurori ka paraqitur një aktakuzë të re, për të cilën nuk e dimë se me çfarë merret; ajo ende është sekrete, sepse është në fazën e konfirmimit”, ka thënë ai në N1.
Lidhur me këtë pretendim, Gazeta Express ka dërguar pyetje në adresë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Zëdhënësi i ZPS-së, Christopher Bennett, ka thënë për Gazetën Express se nuk komentojnë rreth spekulimeve apo hetimeve të Prokurorisë Speciale.
“Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm nuk komenton mbi spekulimet apo hetimet e saj”, ka thënë Bennett për Gazetën Express.
Deklarata e profesorit serb Milanovic është bërë gjatë kësaj jave në televizionin N1, teksa ka folur për vendimin e Gjykatës Speciale ndaj katërshes së UÇK-së.
Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi janë dënuar me nga 25 vjet burg, Kadri Veseli me 18 vjet dhe Rexhep Selimi me 13 vjet.













