Parlamenti Studentor i UP-së të hënën proteston kundër vendimit dënues të Speciales: Ejani pa maska!
Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka njoftuar se të hënën studentët e UP-së do të marshojnë nga Qendra e Studentëve deri të Sheshi Skënderbeu, në shenjë proteste kundër vendimin dënues ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, nga Gjykata Speciale.
Marshi i studentëve fillon në orën 11:30.
“Të hënën, të gjithë në shesh! Për UÇK-në, për drejtësinë, për historinë tonë.Në 11:30, mblidhemi tek Qendra e Studentëve dhe marshojmë së bashku drejt Sheshit Skënderbeu. Ejani pa maska. Jemi në të drejtën tonë dhe nuk kemi asgjë për të fshehur. Jo në emër të studentëve!”, thuhet në postimin e PS UP-së.














