Veprimtari nga mërgata, Hektor Beqiri, ka njoftuar se pas padrejtësisë së 16 shtatorit ndaj ish krerëve të UÇK-së, nesër në disa qytete të Gjermanisë dhe në Cyrih të Zvicrës, do të protestohet në mënyrë paqësore.
Ai ka thënë se këto protesta do të mbahen nën moton “Jo në emrin tim!”, transmeton Veriu.info.
Postimi i Hektor Beqiri:
Padrejtësia e 16 shtatorit nuk mund të kalojë në heshtje, as nga diaspora.
Ajo që ndodhi të mërkurën në Hagë ndaj krerëve të UÇK-së është e papranueshme. Për këtë arsye, mërgimtarët nuk do të heshtin dhe nuk do të qëndrojnë duarkryq.
Nesër, në disa qytete të Gjermanisë dhe në Cyrih të Zvicrës, do të protestohet në mënyrë paqësore.
🇽🇰 “Jo në emrin tim!” 🇦🇱
Ky nuk është vetëm një slogan. Është një mesazh i qartë i ndërgjegjes dhe solidaritetit, një thirrje për të mos harruar sakrificën e atyre që kontribuuan në luftën dhe paqen e Kosovës.
Diaspora do të vazhdojë të jetë zëri i drejtësisë dhe i kujtesës.
Nuk do të heshtim. Nuk do të ndalemi ✊













