Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se vendimi i Gjykatës Speciale për t’i dënuar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e ka goditur Kosovën në kurriz.
Sipas Hoxhajt, kjo është goditja më e madhe që i ka ardhë vendit pasluftës dhe që prej pavarësisë.
“Kjo gjykatë mbi të gjitha e ka goditë kurrizin e shtetit të Kosovës. Vetë idenë e çlirimit. Vetë qëllimin tonë politik të pavarësisë”, ka thënë Hoxhaj në DPT Te Fidani.
“Unë mendoj që situatën në të cilën jemi është prej situatave ma serioze që ka pasë Kosova mas ’99-tës dhe mas shpalljes së pavarësisë.
“Nuk ka goditje më të madhe që i ka ardhë këtij vendi sesa vendimi që u shqiptu më 16 shtator.














