Haradinaj shprehet i revoltuar pasi thekson se ka një hipokrizi të madhe nga disa siç ai i quan ‘matrapazë publikë’.
“Nga Kosova mbështeste e protestonte në Tiranë për lirinë e flamingove në Zvërnec, e sot i gëzohet kafazit të Çlirimtarëve në Hagë” shkruan Haradinaj.
“Disa matrapazë publikë e paskan filluar propagandën e dekurajimit të shprehjes së revoltës qytetare për dënimet e Hagës: “jo kështu, jo ashtu, jo foli ky, jo foli ai…” Me fillimin e kësaj lufte speciale për relativizim, po synojnë ta arrijnë dorëzimin qytetar në mbrojtje dhe besim se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e pastër” thekson ai.
Haradinaj thekson se ‘sot nuk ka rrugë të mesme: ose i gëzohesh dënimit si Serbia, ose e kundërshton atë me dinjitet si qytetar e shqiptar’
“Po lirisë së shprehjes, por JO e madhe për ju që jeni në shërbim të kësaj agjende dashakeqe.Marre për ju” mbyll shkrimin Haradinaj.
Reagimi i plotë:













