Historiani Sylë Ukshini ka deklaruar se Kosova duhet të shfrytëzojë përvojën e Kroacisë në procesin e apelimit të aktgjykimit të 16 shtatorit të Gjykatës Speciale.
Ukshini tha në emisionin “Info Magazine”, se nuk mjafton vetëm angazhimi përmes avokatëve, por nevojitet një qasje më e organizuar dhe më e fuqishme në procesin e apelit.
“Unë mendoj duhet ta marrim eksperiencën e kroatëve dhe duhet të rriten fondet për apelin dhe duhet të merret eksperienca edhe e kroatëve, sepse kroatët e kanë ndjeshmërinë e jashtëzakonshme karshi neve. Kanë pasur të njëjtën përvojë dhe të njëjtën ballafaqim”, tha Ukshini.
Ai theksoi se përballja ligjore nuk do të jetë e lehtë, duke shprehur dyshime lidhur me zhvillimet e mëtejshme të procesit në Gjykatën Speciale.













