Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Haxhiu mund ta ushtrojë detyrën e presidentes deri më 4 tetor, më pas vendimmarrja mund të kontestohet”

20/09/2026 - 08:34
në Kryesore, Lajme
A A
Haxhiu nënshkruan dekretet për lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve serbë pas vendimit të KPK’së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka thënë se ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, mund ta mbajë këtë funksion deri më 4 tetor, ndërsa pas skadimit të periudhës gjashtëmujore, sipas tij, ajo nuk do të ketë më të drejtë ta ushtrojë detyrën e presidentes.

Duke iu referuar nenit 90, paragrafit 3 të Kushtetutës së Kosovës, Bugaqku tha për Ekonomia Online se kjo dispozitë përcakton qartë se posti i ushtruesit të detyrës së presidentit nuk mund të ushtrohet për më shumë se gjashtë muaj.

“Unë kam një qëndrim kështu, personal edhe profesional sa i përket kësaj çështjeje, të bazuar në nenin 90 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, të paragrafit 3 atje. Është shumë e qartë fjalia kur thuhet që posti i ushtruesit të detyrës së Presidentit nuk mund të ushtrohet më gjatë sesa një periudhë prej gjashtë muajsh”, tha ai.

Sipas tij, nga formulimi i kësaj dispozite kushtetuese rezulton se periudha maksimale për ushtrimin e detyrës së presidentit nga kryetari i Kuvendit, kur posti mbetet vakant ose ka mungesë të përkohshme të presidentit, është gjashtë muaj.

“Pra mënyra se qysh është shkruar në kuptimin tekstual norma kushtetuese në fjalë, të lë me nënkuptu dy elemente. Pra, i sqaron dy aspekte. E para është që ka një ndalesë, ky post nuk mund të ushtrohet, thotë, më gjatë sesa një periudhë prej gjashtë muajsh. Pra, ka një ndalesë që nuk mund të ushtrohet më gjatë sesa gjashtë muaj, dhe kjo nënkupton që periudha maksimale kur mund të mbahet funksioni i Presidentit të shtetit nga Kryetari i Kuvendit si ushtrues i detyrës në situatat kur ky post mbetet vakant, ose ka mungesë të përkohshme të Presidentit, është periudha jo më e gjatë se gjashtë muaj”, tha ai.

Bugaqku vlerësoi se deri më 4 tetor Haxhiu mund ta ushtrojë funksionin e presidentes, ndërsa pas kësaj date mund të vazhdojë të jetë kryetare e Kuvendit, por jo edhe ushtruese e detyrës së presidentes.

“Prandaj, për vlerësimin tim deri më datën 4 tetor Kryetari i Kuvendit, apo dhe Kryetarja e Kuvendit, duke e llogaritur afatin prej ditës kur posti i Presidentit ka mbetur vakant, mund ta mbajë funksionin si ushtrues i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës. Pas kalimit të këtij afati, unë besoj që nuk e ka të drejtën në fjalë; pra, ajo mund të qëndrojë si Kryetare e Kuvendit, por jo edhe ta ketë epitetin apo rolin e ushtruesit të detyrës së Presidentit të shtetit”, tha ai.

Ndërkaq, ai tha se Kushtetuta nuk përcakton qartë se çfarë ndodh nëse ky afat shkelet, por vendimmarrja e saj në cilësinë e ushtrueses së detyrës së presidentes pas skadimit të afatit mund të kontestohet në Gjykatën Kushtetuese.

“Nuk është e qartësuar. Kushtetuta nuk jep detaje të tjera në rast se nuk respektohet ky afat, në rast se shkelet ky afat. Por nëse eventualisht qëndron edhe më tutje në atë pozicion Kryetarja e Kuvendit, atëherë vendimmarrja e saj është e kontestueshme në çdo aspekt, në të pajtueshmëria apo jo me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Qoftë dekrete, çdo vendim, çdo sjellje e saj, e cila konsiderohet si ushtruese e detyrës së Presidentit, mund të nxisë dhe është material i mjaftueshëm për ta kontestuar në Gjykatë Kushtetuese”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Fëmijët gjejnë granatë dore në Vushtrri, policia sekuestron edhe 9 gëzhoja

Të shtëna me armë zjarri në Vushtrri, arrestohet një 22-vjeçar
20/09/2026 - 10:17

Një granatë dore është gjetur në rrugën “Arsim Muzaqi” në Vushtrri, pasi disa fëmijë e kanë parë atë dhe kanë njoftuar një kalimtar. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Më shumëDetails

Bedri Hamza: Do ta vizitojë edhe familjen e Rexhep Selimit, kurdo që ata të jenë në mundësi

Bedri Hamza: Do ta vizitojë edhe familjen e Rexhep Selimit, kurdo që ata të jenë në mundësi
20/09/2026 - 10:11

Bedri Hamza, ka folur për vizitat te familjet e ish-krerëve të UÇK-së, pasi ka vizituar familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit. Duke folur për vizitën...

Më shumëDetails

Mosmarrëveshje mes vjehrrës dhe resë në Prishtinë, intervenon Policia

Plani “Mburoja e hekurt”- Parandalohet kontrabandimi i mallrave nga Maqedonia
20/09/2026 - 09:39

Dy gra, vjehrra dhe reja, janë shoqëruar në stacionin policor në Prishtinë pas një mosmarrëveshjeje mes tyre. Rasti është raportuar më 19 shtator, rreth orës 23:45. Sipas Policisë,...

Më shumëDetails

Koci letër krerëve të shtetit – kërkon që angazhimin për kosovarët e arrestuar në Serbi ta bëj në koordinim me institucionet

Koci: Kurti asnjë fjalë për ish- policin Arbnor Spahiu, protestoi publikisht kur një deputet i VV u ndalua nga policia serbe
20/09/2026 - 09:11

Avokati Arianit Koci, ka publikuar një letër dërguar kryeministrit Albin Kurti, U.D., presidentes Albulena Haxhiu dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ku u bën thirrje që...

Më shumëDetails

Musa: Nuk është koha për zhbërjen e Speciales, por për ndryshimin e mënyrës së veprimit

Vrasja e Lulzimit – Avokati Musa: Në shumë raste policët që shkojnë të parët, mundohen ta manipulojnë rastin
20/09/2026 - 08:52

Pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Kosovë janë rikthyer diskutimet politike për zhbërjen e kësaj gjykate. Avokati Skender Musa thotë se aktualisht...

Më shumëDetails

Ukshini: Për katërshen e UÇK-së, Kosova duhet ta marrë përvojën e kroatëve

Pse u dënuan liderët e UÇK-së? Çupi: Shqiptarëve nuk na kanë dashur në histori
20/09/2026 - 08:13

Historiani Sylë Ukshini ka deklaruar se Kosova duhet të shfrytëzojë përvojën e Kroacisë në procesin e apelimit të aktgjykimit të 16 shtatorit të Gjykatës Speciale. Ukshini tha në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë tre veprimtarët e njohur të identifikuar pas zhvarrosjeve në Mitrovicë

    Këta janë tre veprimtarët e njohur të identifikuar pas zhvarrosjeve në Mitrovicë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Lajme të këqija për presidentin serb Vucic, nisi procedura kundër partisë së tij

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Konfirmohet identiteti i tri viktimave nga varrezat në Zubin-Potok, i përkasin “Grupit të Intelektualëve”

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Guxo me komunikatë 3 ditë pas dënimit të krerëve të UÇK-së: Dënimin e quan drakonik por askund të padrejtë, kërkesën për dorëheqje të Gërvallës e lidh me ligjin për pasuri të pajustifikueshme

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Identifikimi i Adem Beqirit nga 23 të zhvarrosurit në Mitrovicë, Enver Hasani: Nuk kurseu asgjë për çështjen kombëtare

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë