Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

​Kurti viziton kishën katolike shqiptare “Zoja e Shkodrës” në New York

21/09/2026 - 14:25
në Lajme
A A
​Kurti viziton kishën katolike shqiptare “Zoja e Shkodrës” në New York
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi kishën katolike shqiptare “Zoja e Shkodrës” (Our Lady of Shkodra), në Hartsdale të New York-ut, ku mori pjesë në meshën e së dielës.

Sipas njoftimit, mesha u kremtua nga eminenca e iij, kardinali shqiptar Ernest Simoni Troshani, së bashku me Dom Pjetër Popajn, në praninë e besimtarëve dhe pjesëtarëve të komunitetit shqiptaro-amerikan.

Në fjalën pas meshës, kryeministri Kurti theksoi se në moshën 97-vjeçare, vetëm pak javë para ditëlindjes së tij të 98-të, Kardinali Ernest Simoni vazhdon të përcjellë me të njëjtën forcë porosinë e besimit, shpresës dhe dashurisë për njeriun. Ndërsa shtoi se mesha ishte prekëse, me një porosi për mirësinë, mirëkuptimin dhe respektin ndaj njëri-tjetrit.

“Është kënaqësi dhe nder i veçantë që ndodhem sot bashkë me juve dhe më lejoni që fillimisht ta përshëndes eminencën e tij, kardinalin Ernest Simoni Troshani, i cili me jetën e tij që është vepër na frymëzon që të gjithë neve edhe si qytetarë republike, edhe shqiptarë ngado që jemi, por edhe si zyrtar shteti”, citohet kryeministri Kurti në komunikatë.

Famullia “Zoja e Shkodrës”, e themeluar në vitin 1989, është ndër institucionet e rëndësishme fetare dhe kombëtare të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kisha në Hartsdale u shugurua në vitin 1999 dhe ndër vite është bërë një vatër e rëndësishme e jetës fetare, kulturore dhe shoqërore të shqiptarëve në New York.

Përveç misionit të saj fetar, ajo vazhdon të kontribuojë në ruajtjen e gjuhës shqipe, kulturës, traditave dhe identitetit kombëtar te brezat e rinj të diasporës.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për punën dhe përkushtimin e Dom Pjetër Popajt, Kardinal Ernest Simonit dhe të gjithë pjesëtarëve të komunitetit të kishës “Zoja e Shkodrës”, si dhe për kontributin shumëvjeçar të komunitetit shqiptaro-amerikan në ruajtjen e lidhjeve me atdheun dhe në mbështetjen e Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Djali i “Calit” për vendimin e Speciales: I padrejtë, populli është me UÇK – protestat nuk ndalen

Djali i “Calit” për vendimin e Speciales: I padrejtë, populli është me UÇK – protestat nuk ndalen
21/09/2026 - 15:23

Studentët kanë dalë në protestë për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj dënimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në protestë ka folur edhe Skifteri, djali i...

Më shumëDetails

Ish-diplomati Bosch: Ne e detyruam Thaçin t’ia vendoste vetes lakun në fyt, ndihem shumë keq

Ish-diplomati Bosch: Ne e detyruam Thaçin t’ia vendoste vetes lakun në fyt, ndihem shumë keq
21/09/2026 - 15:08

Ish-diplomati Robert Bosh, i cili ishte ambasador i Holandës në Kosovë në kohën e formimit të Gjykatës Speciale, është treguar shumë i ashpër me vendimin e kësaj gjykate...

Më shumëDetails

Dardan Krasniqi tërheq postimin për Gani Gecin, publikon edhe pjesën videos ku realisht ai kishte thënë se Idriz Rrecin e ka vra Serbia

Dardan Krasniqi tërheq postimin për Gani Gecin, publikon edhe pjesën videos ku realisht ai kishte thënë se Idriz Rrecin e ka vra Serbia
21/09/2026 - 15:05

Ish-ushtari i UÇK-së, Dardan Krasniqi është tërhequr nga një postim me të cilin e akuzonte Gani Gecin se gjoja ky ka tentuar t'ia mveshte UÇK-së vrasjen e aktivistit...

Më shumëDetails

Çlirim Haziri: Gjykata Speciale ka shkelë në gjak të dëshmorëve

Çlirim Haziri: Gjykata Speciale ka shkelë në gjak të dëshmorëve
21/09/2026 - 14:53

Çlirim Haziri, djali i dëshmorit Xhavit Haziri, ka rrëfyer për dhimbjen e familjes së tij, e cila që nga 17 shtatori i vitit 1998 nuk ka informacion për...

Më shumëDetails

Liri, djali i Kadri Veselit në protestën e studentëve kundër vendimit në Hagë

Liri, djali i Kadri Veselit në protestën e studentëve kundër vendimit në Hagë
21/09/2026 - 14:44

Studentët e Universitetit të Prishtinës kanë protestuar sot kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në protestë mori pjesë edhe Lir...

Më shumëDetails

Nisma e PDK-së për Specialen, ky është qëndrimi i Aleancës?

Nisma e PDK-së për Specialen, ky është qëndrimi i Aleancës?
21/09/2026 - 14:29

Aleanca ka deklaruar se mbështet çdo iniciativë ligjore dhe demokratike që synon vendosjen e drejtësisë në procesin gjyqësor ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë. Në reagimin e saj,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dardan Krasniqi e akuzon Gani Gecin për rastin e veprimtarit Rreci: “Marre, turp, tradhti!”

    Dardan Krasniqi e akuzon Gani Gecin për rastin e veprimtarit Rreci: “Marre, turp, tradhti!”

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Qytetarët mblidhen në shesh, ndjekin live seancën e Speciales në Hagë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Dardan Krasniqi tërheq postimin për Gani Gecin, publikon edhe pjesën videos ku realisht ai kishte thënë se Idriz Rrecin e ka vra Serbia

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Policia me një njoftim para protestës për ish-krerët e UÇK-së

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • “Siguroni ushqime dhe strehim”, SHBA alarm për luftë, Trump kthehet herët nga Camp David

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë