Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

​Kurti viziton kishën katolike shqiptare “Zoja e Shkodrës” në New York

21/09/2026 - 14:25
në Lajme
A A
​Kurti viziton kishën katolike shqiptare “Zoja e Shkodrës” në New York
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi kishën katolike shqiptare “Zoja e Shkodrës” (Our Lady of Shkodra), në Hartsdale të New York-ut, ku mori pjesë në meshën e së dielës.

Sipas njoftimit, mesha u kremtua nga eminenca e iij, kardinali shqiptar Ernest Simoni Troshani, së bashku me Dom Pjetër Popajn, në praninë e besimtarëve dhe pjesëtarëve të komunitetit shqiptaro-amerikan.

Në fjalën pas meshës, kryeministri Kurti theksoi se në moshën 97-vjeçare, vetëm pak javë para ditëlindjes së tij të 98-të, Kardinali Ernest Simoni vazhdon të përcjellë me të njëjtën forcë porosinë e besimit, shpresës dhe dashurisë për njeriun. Ndërsa shtoi se mesha ishte prekëse, me një porosi për mirësinë, mirëkuptimin dhe respektin ndaj njëri-tjetrit.

“Është kënaqësi dhe nder i veçantë që ndodhem sot bashkë me juve dhe më lejoni që fillimisht ta përshëndes eminencën e tij, kardinalin Ernest Simoni Troshani, i cili me jetën e tij që është vepër na frymëzon që të gjithë neve edhe si qytetarë republike, edhe shqiptarë ngado që jemi, por edhe si zyrtar shteti”, citohet kryeministri Kurti në komunikatë.

Famullia “Zoja e Shkodrës”, e themeluar në vitin 1989, është ndër institucionet e rëndësishme fetare dhe kombëtare të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kisha në Hartsdale u shugurua në vitin 1999 dhe ndër vite është bërë një vatër e rëndësishme e jetës fetare, kulturore dhe shoqërore të shqiptarëve në New York.

Përveç misionit të saj fetar, ajo vazhdon të kontribuojë në ruajtjen e gjuhës shqipe, kulturës, traditave dhe identitetit kombëtar te brezat e rinj të diasporës.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për punën dhe përkushtimin e Dom Pjetër Popajt, Kardinal Ernest Simonit dhe të gjithë pjesëtarëve të komunitetit të kishës “Zoja e Shkodrës”, si dhe për kontributin shumëvjeçar të komunitetit shqiptaro-amerikan në ruajtjen e lidhjeve me atdheun dhe në mbështetjen e Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Çka po kërkon PDK-ja nga Kuvendi për Specialen? Flet Eman Rrahmani

Rrahmani i VV-së: Kurti dhe Rama, të dytë kanë bërë gabime
21/09/2026 - 13:45

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, ka shpjeguar nismën ligjore që ka ndërmarrë ky subjekt politik, që dorëzoi sot në Kuvendin e Kosovës Projektligjin për plotësim-ndryshimin...

Më shumëDetails

Dardan Krasniqi e akuzon Gani Gecin për rastin e veprimtarit Rreci: “Marre, turp, tradhti!”

Dardan Krasniqi e akuzon Gani Gecin për rastin e veprimtarit Rreci: “Marre, turp, tradhti!”
21/09/2026 - 13:34

Ish-ushtari i UÇK-së, Dardan Krasniqi e ka akuzuar publikisht veprimtarin e LDK-së, Gani Gecin, për tentativat që rastin e zhdukjes së ish-aktivistit të LDK-së, Idriz Rrecit, t’ia mveshte...

Më shumëDetails

Përparim Rama iu bashkohet studentëve në marshin për çlirimtarët

Përparim Rama iu bashkohet studentëve në marshin për çlirimtarët
21/09/2026 - 13:15

Ipari i Prishtinës, Përparim Rama i është bashkuar protestës së studentëve në Prishtinë. Ata po marshojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj katërshes së UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri...

Më shumëDetails

I biri i Idriz Rrecajt: E padrejtë që vrasjen e tij e lidhin me SHIK-un, ne përveç Serbisë, tjetër fajtor s’kemi pa

I biri i Idriz Rrecajt: E padrejtë që vrasjen e tij e lidhin me SHIK-un, ne përveç Serbisë, tjetër fajtor s’kemi pa
21/09/2026 - 12:47

Idriz Rrecaj nga Llausha e Skënderajt është njëri prej tre viktimave të konfirmuara nga analizat e ADN-së që iu bënë mbetjeve mortore të gjetura në lokacionet e varrezave...

Më shumëDetails

Lushtaku nga protesta në Skenderaj: Rinia po tregon se e duan vendin e tyre

Lushtaku nga protesta në Skenderaj: Rinia po tregon se e duan vendin e tyre
21/09/2026 - 12:38

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka shprehur mirënjohje për rininë e Kosovës, e cila, siç tha ai, përmes protestave të shumta për çlirimtarët po tregon sa shumë e...

Më shumëDetails

Në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë sekuestrohen telefon dhe substancë e dyshuar narkotike

Në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë sekuestrohen telefon dhe substancë e dyshuar narkotike
21/09/2026 - 12:31

Në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, bazuar në informatat e siguruara nga Njësia e Inteligjencës Korrektuese dhe Sektorit te Sigurisë, janë realizuar kontrolle të rregullta të sigurisë, me...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Qytetarët mblidhen në shesh, ndjekin live seancën e Speciales në Hagë

    Qytetarët mblidhen në shesh, ndjekin live seancën e Speciales në Hagë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Dardan Krasniqi e akuzon Gani Gecin për rastin e veprimtarit Rreci: “Marre, turp, tradhti!”

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Policia me një njoftim para protestës për ish-krerët e UÇK-së

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Pas 27 vitesh identifikohen tre veprimtarë të vrarë gjatë luftës, reagon Lutfi Haziri

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • “Siguroni ushqime dhe strehim”, SHBA alarm për luftë, Trump kthehet herët nga Camp David

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë