Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Beteja prej 92 faqesh që mund të bjerë në ujë: A do ta sakrifikojë PDK-ja ankesën në Kushtetuese për marrëveshjen mbi Specialen?

22/09/2026 - 12:02
në Kryesore, Lajme
A A
Beteja prej 92 faqesh që mund të bjerë në ujë: A do ta sakrifikojë PDK-ja ankesën në Kushtetuese për marrëveshjen mbi Specialen?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Procesi i konstituimit të Legjislaturës XI të Kuvendit ka përfunduar në Gjykatën Kushtetuese, ku Grupi Parlamentar i PDK-së ka dorëzuar një kërkesë voluminoze prej 92 faqesh për rrëzimin e të gjitha vendimeve kyçe që u morën gjatë këtij procesi, me pretendimin se u nxorën në shkelje të normave kushtetuese. Mirëpo, PDK-ja tashmë ka shprehur gatishmërinë ta tërheqë këtë lëndë nga Kushtetuesja pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Opozita i ka bërë thirrje Vetëvendosjes për bashkëpunim, duke u zotuar se braktis betejën ligjore për Kuvendin nëse pushteti zotohet ta votojë ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në mbrojtje të çlirimtarëve.

Lënda, e hartuar nga avokati Faton Fetahu në emër të deputetëve të PDK-së, është ndërtuar mbi një analizë prej 23 faqesh argumentim juridik, të cilit i janë bashkëngjitur edhe 69 faqe provash materiale, transkripte zyrtare dhe korrespondenca.

Në dokumentin e dorëzuar në Kushtetuese, PDK-ja ka veçuar tri pika kryesore ku pretendon se u shkel Kushtetuta e Kosovës:

Zgjedhja e Albulena Haxhiut si Kryetare e Kuvendit (Vendimi 11-V-002 e 9 shtatorit): Opozita pretendon se ky vendim u mor më shumë se një muaj pas skadimit të afatit detyrues 30-ditor për konstituimin e Kuvendit.

Ndryshimi i formës së votimit për nënkryetarët (11 shtator): Vendimi procedural për t’i votuar nënkryetarët veç e veç, i cili sipas PDK-së u miratua pa konsensus dhe u përdor për të pamundësuar zgjedhjen e kandidates së tyre, Vlora Çitaku.

Shpallja e Kuvendit të konstituar (13 shtator): Konstatimi i Kryetares së Kuvendit se legjislatura konsiderohet e konstituar, pavarësisht se opozita nuk e kishte zgjedhur nënkryetarin që i takon me Kushtetutë

Shkelja e afatit 30-ditor dhe rregullës 48-orëshe

Sipas PDK-së, pasi rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit u certifikuan më 8 korrik, afati i fundit kushtetues për konstituimin e plotë të Kuvendit ishte 7 gushti. Në kërkesë theksohet se seanca filloi më 6 gusht, por u ndërprerë pasi shumica nuk propozoi asnjë kandidat për kryetar dhe e la Kuvendin në bllokadë për javë të tëra.

“Në Aktgjykimin KO124/25, Gjykata ka konstatuar se mbajtja e seancës konstituive brenda afatit tridhjetë (30) ditor nuk është mundësi formale apo orientuese, por detyrim kushtetues,” thuhet në tekstin e kërkesës së PDK-së. “Afati i shkruar në Kushtetutë nuk mund të reduktohet në orientim pa pasoja, sepse një interpretim i tillë do ta zbrazte normën nga përmbajtja dhe qëllimi i saj.”

Në lëndë përmendet po ashtu se është shkelur edhe Rregullorja e Punës së Kuvendit (Neni 12.5), e cila përcakton qartë se ndërprerjet gjatë seancës konstituive nuk mund të zgjasin më shumë se 48 orë.

PDK-ja ka bashkëngjitur si provë tetë kërkesa zyrtare të dorëzuara gjatë gushtit dhe shtatorit, ku i kërkohej kryesuesit të seancës, Avni Dehari, të thërriste vazhdimin e seancës pa vonesa.

Përplasja për nënkryetaren

Një pikë tjetër e fortë e kërkesës ndërlidhet me ditën e 11 shtatorit, kur kandidatura e Vlora Çitakut për nënkryetare mori 44 vota për, 1 kundër dhe 56 abstenime nga shumica parlamentare.

PDK-ja pretendon se abstenimi i orkestruar u përdor më pas si pretekst për t’i jashtëligjshëm me pretendimin se PDK po “refuzonte” të ushtronte të drejtën e saj.

PDK-ja sqaron se më 13 shtator i kishte dërguar njoftim zyrtar udhëheqësisë së Kuvendit ku sqaronte se pezullonte përkohësisht propozimin e kandidates deri në sqarimin e kontestit kushtetues, por pa hequr dorë nga e drejta.

“Njoftimi i PDK-së i 13 shtatorit e përjashton çdo interpretim për heqje dorë,” nëvizohet në kërkesën drejtuar Kushtetueses.

“Do të ishte juridikisht e paqëndrueshme që koncepti i ‘mosushtrimit’ të interpretohej në mënyrë ekspansive vetëm ndaj PDK-së… ndërsa të mos prodhonte asnjë pasojë në raport me mosushtrimin e përsëritur të së drejtës për propozimin e Kryetarit dhe me mosrespektimin e afateve.”

Kërkohet masë e përkohshme me efekt të menjëhershëm

Për shkak se konstatimi i konstituimit të Kuvendit hap automatikisht afatin 60-ditor për zgjedhjen e Presidentit të ri, PDK-ja i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese që të bllokojë menjëherë këtë proces përmes një mase të përkohshme.

Opozita argumenton se nëse masa nuk caktohet dhe në ndërkohë zhvillohen procedurat për zgjedhjen e kreut të shtetit apo miratohen ligje nga një Kuvend me status të kontestuar, dëmi institucional do të jetë i pariparueshëm.

Dëmi nga caktimi i masës është i përkohshëm, i kontrollueshëm dhe plotësisht i kthyeshëm; dëmi nga mosvendosja e saj mund të jetë institucional, kumulativ dhe juridikisht i pakthyeshëm,” thuhet në arsyetimin e kërkesës për masë.

Çfarë kërkohet përfundimisht nga Gjykata?

Në përmbyllje të kërkesës prej 92 faqesh, PDK-ja i kërkon Kushtetueses:

Të shpallë kërkesën të pranueshme.

Të konstatojë se zgjedhja e Kryetares së Kuvendit dhe vendimet procedurale për nënkryetarët bien ndesh me Kushtetutën.

Të anulojë konstatimin se Kuvendi është i konstituar pa nënkryetarin e PDK-së.

Të përcaktojë saktë pasojat juridike të tejkalimit të afatit 30-ditor.

Të pezullojë të gjitha rrjedhat dhe afatet që varen nga ky konstituim, përfshirë procedurën e zgjedhjes së Presidentit, deri në një vendim meritor.

Gjykata Kushtetuese tashmë e ka regjistruar lëndën dhe pritet t’u japë përgjigje pretendimeve të opozitës në afatin e paraparë ligjor.

Gazeta Insajderi i është drejtuar me pyetje Gjykatës Kushtetuese për të kuptuar më shumë rreth rrjedhës së trajtimit të kërkesës së Partisë Demokratike të Kosovës, lidhur me procedurën e konstituimit të Kuvendit dhe vendimet e nxjerra gjatë saj.

Në një përgjigje zyrtare për Insajderin, Gjykata ka bërë të ditur se lënda tashmë është në fazën e shqyrtimit.

“Kjo lëndë është duke u shqyrtuar në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren e punës së Gjykatës,” thuhet në përgjigjen e tyre për gazetën

PDK-ja nxjerr kauzën e UÇK-së mbi Kushtetutën: A po lejohet konstituimi i një Kuvendi “të jashtëligjshëm” vetëm për t’i shpëtuar krerët e Hagës?

Kërkesa prej 92 faqesh e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese nga Partia Demokratike e Kosovës ku goditej haptazi çdo vendim i marrë në Seancën Konstituive dhe kërkohej anulimi i zgjedhjes së Kryetares Albulena Haxhiu me arsyetimin se Kuvendi dështoi të konstituohej brenda afatit 30-ditor, duket se ka rënë në plan të dytë për vetë opozitën.

Zhvillimet e fundit dramatike të 16 shtatorit, ku Dhomat e Specializuara në Hagë dënuan me gjithsej 81 vjet burgim ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, kanë ndryshuar rrënjësisht prioritetet politike në vend.

Në një kthesë të befasishme, PDK-ja ka shprehur gatishmërinë për të hequr dorë nga e gjithë beteja e saj ligjore në Kushtetuese dhe për ta pranuar këtë legjislaturë të cilën vetë e cilësoi si jokushtetuese, mjafton që pushteti të bëhet bashkë për kauzën e UÇK-së.

Në reagimin e saj, Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, iu drejtua Lëvizjes Vetëvendosje me një thirrje direkte për të votuar Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe mbulimin e shpenzimeve të mbrojtjes, duke e bërë të qartë se përballë historisë, kontestet e procedurave parlamentare nuk kanë më asnjë peshë.

“VV, Kalkulime po bëni ju. Po thoni se nuk do të jepni mendim për ligjin për Gjykatën Speciale dhe për ndihmën financiare pa folur Gjykata Kushtetuese. Ne po jua heqim këtë kusht. Çfarë mendoni? Seriozisht. Nuk ka asnjë kauzë më të madhe e më të rëndësishme se kjo betejë. Asgjë nuk është e barasvlershme me të”.

“Kjo nuk është koha për taktizime. Koha është për veprim. Tash. Menjëherë. Jo për PDK-në, por për historinë. Për UÇK-në. Për çlirimtarët. Pa hezitim. Pa u ndalur. Deri në fund. Deri në liri,” ka shkruar Çitaku./Insajderi

JU REKOMANDOJMË

Joaquín Urías: Ndërkombëtarët e ndëshkuan Thaçin më ashpër se secilin serb që synoi gjenocid, vështirë të mbështetet vendimi i Hagës

Joaquín Urías: Ndërkombëtarët e ndëshkuan Thaçin më ashpër se secilin serb që synoi gjenocid, vështirë të mbështetet vendimi i Hagës
22/09/2026 - 13:01

Profesori spanjoll i së Drejtës Kushtetuese, Joaquín Urías, në një shkrim autorial për vendimin e Hagës, ka thënë se komuniteti ndërkombëtar e ka ndëshkuar Hashim Thaçin më shumë...

Më shumëDetails

Erdogan: Do ta përkrahim Kosovën për të siguruar vendin e merituar në komunitetin ndërkombëtar

Erdogan: Do ta përkrahim Kosovën për të siguruar vendin e merituar në komunitetin ndërkombëtar
22/09/2026 - 12:47

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan priti të hënën në Nju-Jork Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për bisedime mbi një sërë çështjesh. Takimi me dyer të mbyllura në Shtëpinë...

Më shumëDetails

A u kërcënua dhe pse e tërheqi postimin për Gani Gecin? Flet Dardan Krasniqi

A u kërcënua dhe pse e tërheqi postimin për Gani Gecin? Flet Dardan Krasniqi
22/09/2026 - 12:42

Dardan Krasniqi, i ftuar në Kosova Live, ka treguar se pse ai e ka hequr një postim ku përmendet Gani Geci. Krasniqi në T7, ka thënë se, ‘’tu...

Më shumëDetails

Zbardhen detaje nga aksioni i SPAK/ Vlora Hyseni dyshohet se i çoi informacione shtetërore Ergys Agasit

SPAK lëshon arrest shtëpiak për Vlora Hyseni, pezullohet nga detyra për kryespiunia shqiptare
22/09/2026 - 12:24

Detaje të tjera mësohen në lidhje me operacionin e ndërmarrë mëngjesin e sotëm nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në kuadër të hetimeve...

Më shumëDetails

Çlirim Haziri fton qytetarët në ditën e shtatë të protestës: Një javë në shesh, nuk ndalemi deri në plotësimin e kërkesave

‘’Jo në emrin tim’’, sonte nata e 6-të e protestës
22/09/2026 - 11:51

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka ftuar qytetarët që edhe sonte t’i bashkohen tubimit në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke shënuar një javë të...

Më shumëDetails

Kusari-Lila: Nevojitet angazhim i plotë politik për krerët e UÇK-së në Hagë

Kusari: Mesazhet e SHBA-së duhet të merren shumë seriozisht
22/09/2026 - 11:38

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se hapat e radhës lidhur me vendimin dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë duhet të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dardan Krasniqi tërheq postimin për Gani Gecin, publikon edhe pjesën videos ku realisht ai kishte thënë se Idriz Rrecin e ka vra Serbia

    Dardan Krasniqi tërheq postimin për Gani Gecin, publikon edhe pjesën videos ku realisht ai kishte thënë se Idriz Rrecin e ka vra Serbia

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Dardan Krasniqi e akuzon Gani Gecin për rastin e veprimtarit Rreci: “Marre, turp, tradhti!”

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • A u kërcënua dhe pse e tërheqi postimin për Gani Gecin? Flet Dardan Krasniqi

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • A mund të ketë aktakuza të reja nga Specialja? Ja çfarë thotë avokati amerikan i Thaçit

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • 4 vjet e gjysmë burgim për biznesmenin Vesel Jusaj për vdekjen e 40-vjeçarit në “Delta Group”

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë