Profesori spanjoll i së Drejtës Kushtetuese, Joaquín Urías, në një shkrim autorial për vendimin e Hagës, ka thënë se komuniteti ndërkombëtar e ka ndëshkuar Hashim Thaçin më shumë se secilin organizator serb për përpjekje për gjenocid në Kosovë.
Ai thotë se ky vendim i Hagës është vështirë që të mbështetet, meqë duket se buron nga llogaritjet politike.
“Komuniteti ndërkombëtar e ka ndëshkuar Thaçin me një dënim më të ashpër se çdo organizator i përpjekjes për gjenocid serb. Është e vështirë të mbështetet ky vendim, i cili, sidoqoftë, duket se buron nga llogaritjet politike se si duhet të përparojë shoqëria kosovare. Duket se, përballë konflikteve më të mëdha të njerëzimit, ligji është i destinuar të jetë thjesht një mbulesë për politikën. Apo për etikën.”, ka shkruar Urias, trasnmeton Express.
Sipas Urias, janë të pakrahasueshme krimet që serbët i kanë bërë në Kosovë, me krimet që Haga pretendon se janë kryer nga Thaçi dhe të tjerët.
“Krimet e luftës që i atribuohen Thaçit u kryen në kontekstin e përgjigjes guerile kundër spastrimit etnik”, shkruan profesori spanjoll, duke potencuan rëndësinë jetike të kontekstit të konfliktit në Kosovë.











